Zak Topuzi është, kreu i shoqatës së operatorëve turistikë. Prej vitesh themelues dhe pronar i një prej hoteleve më të frekuentuara në qytetin e Tiranës "Mondial". Dukshëm turizmi si sektor është ndër më të rëndësishmit për zhvillimin e një vendi, në gjykimin e z. Topuzi, Shqipëria është një xhevahir i fshehur i cili duhet të zbulohet dhe vlerësohet nga të gjithë.
Ai e nisi karrierën e tij si sipërmarrës vite më parë, ku gjithçka nisi nga një Bar-Kafene e vogël por që më pas rezultoi e suksesshme për ti hapur rrugën një sipërmarrje si Mondial. Sipas tij ky hotel nuk është vetëm një hotel por mirëpret klientët për ti bërë ata të ndihen si në familje.
Zak Topuzi(Foto:Burim personal)
CMG: Turizmi dje dhe sot , çfarë ka ndryshuar?
Zak Topuzi: Rajoni ynë ka pasur gjithnjë zhvillim të madh turistik. Ka pasur njerëz të përgatitur profesionalisht të cilët e Kane treguar këtë me anë të sipërmarrjeve që ata kanë bërë . Kryesisht vendi ynë ka qenë më pak i kufizuar dhe standarde minimale por koha ndryshoi dhe sot shohim një vend të zhvilluar në këtë aspekt.
Në vitin 1995, Tirana kishte vetëm dy hotele private, ishte Hoteli Mondial dhe Diplomat. Kishte edhe tre hotele me pronarë të huaj. Pas viteve 1995, filloi të zhvillohej industria turistike dhe u ndërtuan hotele qoftë në Tirane por edhe në Durrës. Kjo është panorama e Shqipërisë së viteve të para të 90. Unë vetë e kam nisur me vetëm një lokal të vogël themelimin e gjithçkaje.
CMG: Si lindi kjo konkretisht ideja e themelimit të biznesit tuaj ?
Zak Topuzi: Ideja në fakt lindi sepse unë e kisha këtë gjë trashëgimi nga familja. Babai im ishte tregtar vetë, por nuk kishte pasur mundësi të tjera financiare. Pasi nisi të bashkëpunojë me njerëz të cilët merreshin me ndërtim , ai filloi ta zotëronte këtë gjë. Ndërkohë që në Shqipëri u hodh ideja për t'u liberalizuar vendi dhe mund të hapeshin biznese të vogla por edhe shtëpi . Brenda vitit 91, unë ndërtova një bar restorant të vogël me idenë që kati i dytë të ishte shtëpi .
Ky ishte fillimi. Pra, vendimi për të lënë punën në shtet dhe për të bërë biznes privat.
Nga një Bar i cili ishte Bari i parë në Shqipëri, në 25 Dhjetor 1991 unë e ktheva në restorant si restorantin e tretë në Tiranë dhe më pas për ta kthyer në Hotel.
Hotel Mondial(Foto:Burim personal)
Ai inxhinier ndërtimi që jam përdora një stil Neo Klasik , për të qenë rezistent ndaj kohës gjithnjë.
CMG: A është shërbimi sektor sfidues?
Zak Topuzi: Shërbimi është një sektor shumë i vështirë dhe kërkon njerëz që të jenë me dinjitet, të lumtur dhe të gëzuar për ta përcjellë këtë gjë edhe tek të tjerët .
Dita nis me një rritem shumë sfidues. Pavarësisht që hoteli në fakt menaxhohet nga unë, bashkëshortja dhe djali im i vogël jemi kujdesur që edhe nëse nuk jemi ne të gjendet një mënyrë që gjërat të shkojnë mirë .
Hoteli ynë nuk është vetëm Hotel por është pikë e zonës që shërben edhe për trajnime e biseda pune.
CMG: A është turizmi industria që lëviz botën?
Zak Topuzi: Mua më është dashur që prej punës të kem mundësi të lëviz shumë nëpër botë. Mund ta them me bindje që është një industri gjigande dhe lëvizëse.
Është një mënyrë e fuqishme jetese. Ne jemi një vend i ri me struktura të reja dhe ka vetëm 10-të vite që ka ndërtuar infrastrukturën e duhur . Mali i zi është një nga konkurrentët potencialë i cili në një formë apo në një tjetër ka hedhur hapa përpara në këtë drejtim.
Turizmi i rërës dhe Detit është shumë i rëndësishëm sepse frekuentohet nga të gjithë njerëzit. Ndaj Mali i zi është në Top Listë.
CMG: Po nëse flasim për nivelin Europian si leviz kjo industri?
Zak Topuzi: Unë dua ti referohem mesdheut dhe në gjykimin tim është një hapësirë e mirë për pushime luksi.
Shqipëria është bërë i rëndësishëm në turizëm me hotele dinjitoze.
Tirana pret festat e fundvitit (Foto: Fakt plus)
Edhe vendi ynë si shumë vende të tjera me det , e ka sektor primar. Shumica e turistëve mbi 60% e tyre vijnë në Shqipëri gjatë sezonit të verës.
Hoteli ynë punon kryesisht me klientë të përhershëm nga e gjithë bota por edhe vendas të cilët janë biznesmenë.
Ne si hotel kemi klientë potencialë dhe njerëz të rëndësishëm.
CMG: A mund të veçosh një ose disa klientë që sipas teje janë të veçantë për ju ?
Zak Topuzi: Nuk do të përmend emra por dua të them që personalitetet e zgjedhin Hotelin tonë. Që tek tenorët edhe deri tek artistët me famë botërore. Politikanët gjithashtu shënojnë në agjendë Hotelin "Mondial ".
CMG: Çfarë duhet të vlerësojmë në turizmin Shqiptar?
Zak Topuzi: Gjithë vija bregdetare e jona është një aset natyror që duhet vlerësuar. Me planifikimet e reja urbane apo zhvillimore patjetër që do të kemi një zhvillim edhe me të madh . Vlora është një perlë e natyrës shqiptare që mendoj se me ndërtimin e aeroportit aty do të marrë një tjetër Hov dhe Zhvillim.
Por, Shqipëria nuk është vetëm bregdeti . Alpet janë gjithashtu një tjetër Xhevahir. Mund të them me bindje që në jetën e natës në Tiranë mund të shohësh me shumë të huaj se vendas .
Do të veçoja qytetin e Korçën si një qytet gjithëvjetor qe turistët e duan në çdo stinë.
Saranda me antikitetin e saj gjithashtu jep një impakt të bukur .
Në Shqipëri ke mundësinë të kontaktosh vendasit çka e bën edhe më tërheqëse për turistët.
Turizmi shqiptar (Foto: Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme)
CMG:Nata e vitit të ri në Tiranë, si pritet të jetë ?
Zak Topuzi: Kanë filluar tashmë rezervimet mos të themi që janë mbyllur sepse kanë filluar që një muaj më parë. Gjithçka gjallërohet në fundin e vitit sepse njerëzit mezi e presin të jenë pranë familjeve. Kjo gjë ndodh deri në orën 00:00, sepse më pas të rinjtë dalin dhe dëfrehen në jetën e bukur të natës që Tirana ka.
Intervistoi :Megi Latifi