Shangai rrit përpjekjet për t'u bërë qendër globale financiare
2022-12-13 17:03:05

Shangai, një ndër metropolet më të mëdha të Kinës dhe botës, pavarësisht zhvillimit marramendës si qendër financiare i vazhdon përpjekjet për të nxitur përpara hapjen financiare në nivel institucional. Zyrtarët vendës kanë bërë të ditura këto përpjekje që synojnë lehtësimin e përdorimit global të monedhës kineze Renminbi dhe për të përmirësuar sinergjinë e institucioneve financiare me bazë në Shangai me ato në zona të tjera.

Shangai(Foto:VCG)

Shangai(Foto:VCG)

Shangai do të përshpejtojë më tej përpjekjet për të çuar përpara hapjen financiare në nivel institucional për të përforcuar rolin e tij si një qendër financiare ndërkombëtare në rritje, tha një zyrtar të premten.

Do të bëhen përpjekje në qytet për të krijuar një sistem financiar, për të lehtësuar përdorimin global të monedhës kineze Renminbi dhe për të përmirësuar sinergjinë e institucioneve financiare me bazë në Shangai me ato në zona të tjera, tha Wang Junshou, kreu i Komisionit Rregullativ të Bankave dhe Sigurimeve të Kinës në zyrën e Shangait.   

Qyteti po punon për të rritur ndikimin global të kuadrit të tij rregullator financiar dhe për të ngritur aftësinë e tij për të marrë pjesë në formulimin e rregullave financiare ndërkombëtare, të gjitha këto për të përshpejtuar hapjen financiare në nivel institucional, tha Wang.

Standardet dhe rregullat në industrinë financiare do të bëhen gjithashtu më të përafruara me normat më të mira ndërkombëtare dhe tendencat e zhvillimit global, tha Wang ndërsa iu drejtua Samitit të Bund, të mbajtur në Shangai nga e premtja deri të dielën.

Shangai(Foto:VCG)

Shangai(Foto:VCG)

Në mënyrë të veçantë, Wang tha se qyteti do të punojë për të ndërtuar një sistem financiar që përputhet me rolin e Shangait si një qendër financiare ndërkombëtare dhe për të krijuar një sërë rregullash të tregut që janë globalisht konkurruese dhe kanë karakteristika kineze.

Institucionet financiare do të inkurajohen të pasurojnë grupin e tyre të produkteve Renminbi, të orientuar drejt investitorëve ndërkombëtarë dhe të ofrojnë shërbime më gjithëpërfshirëse në investimin, financimin dhe menaxhimin e rrezikut për klientët vendas dhe të huaj, tha ai.

Zyra do të mbështesë gjithashtu institucionet me bazë në Zonën Pilot të Tregtisë së Lirë të Kinës në Shangai për të bashkëpunuar më shumë me kolegët e tyre në pjesë të tjera të rajonit të deltës së lumit Jace për të ndihmuar të gjithë rajonin të korrë përfitimet e reformave financiare të pilotuara në Shangai, tha Wang.

Përpjekjet pritet të tërheqin më shumë institucione të huaja financiare në Shangai dhe në rajonin e deltës së lumit Jance, tha Wang, duke shtuar se Shangai tani është shtëpia e më shumë se 50 institucioneve të huaja korporative bankare dhe sigurimesh.

Përpjekjet e Shangait vijnë si pjesë e fokusit në rritje të Kinës në promovimin e hapjes institucionale për të zgjeruar aksesin ndaj investitorëve të huaj në industrinë financiare vitet e fundit.

Një raport kyç i dorëzuar në sesionin e hapjes së Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës bëri thirrje për më shumë përpjekje për të zgjeruar në mënyrë të qëndrueshme hapjen institucionale në lidhje me rregullat, rregulloret, menaxhimin dhe standardet.

Banka e huaj në Shangai(Foto:VCG)

Banka e huaj në Shangai(Foto:VCG)

Të dhënat zyrtare tregojnë se totali i aktiveve të bankave të huaja në Kinë është rritur me afro 30 për qind, ndërsa totali i aktiveve të kompanive të huaja të sigurimit në vend është rritur me rreth 120 për qind që nga Kongresi i 19-të Kombëtar i PKK-së, i cili u mbajt në 2017.

Tu Guangshao, kryetar i këshillit ekzekutiv të Institutit Financiar të Shangait, i tha forumit se hapja institucionale thekson përmirësimin e efikasitetit dhe konkurrencës globale të rregullave.

Procesi përfshin përpjekje për të përafruar rregullat e brendshme me normat ndërkombëtare dhe për të marrë pjesë në vendosjen e standardeve ndërkombëtare, tha Tu, duke shtuar se financimi i qëndrueshëm do të ishte një fushë kyçe ku hapja institucionale duhet të avancohet.