11-vjeçarja shqiptare Kejtlin Gjata shkëlqen në Junior Eurovision Song Contest 2022
2022-12-13 14:12:52
Eurovisioni për të rinj (Foto:Rtsh)
11-vjeçarja shqiptare Kejtlin Gjata, ka shkëlqyer të dielën në skenën e madhe të Junior Eurovision Song Contest 2022 në Jerevan të Armenisë, shkruan “RTSH”.
Gjata, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Finalen e Madhe të Festivalit Muzikor Europian për Fëmijë, ka dhuruar një performacë emocionuese.
Me këngën e saj “Pakëz Diell”, Kejtlin Gjata rrezatoi në skenë, atë që ajo ëndërronte e vargjet e saj, të ofrojë dritë për fëmijët që përjetojnë ditë të errëta në jetën e tyre.
Në Festivalin Muzikor Europian për Fëmijë triumfoi Franca me këngëtarin Lissandro, me këngën “Oh Maman”. Ai mori 203 pikë.
Shqipëria u rendit në vendin e 12-të me 94 pikë. (Fatosi)
Lajmet Kryesore