Moti i keq/ Peleshi: Strukturat e emergjencave civile në gatishmëri të plotë
2022-12-13 13:40:32

 Moti i keq ne Gjirokaster (Foto Atsh)

Moti i keq në Gjirokastër (Foto Atsh)

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaroi se të gjitha strukturat e emergjencave civile në Shqipëri janë në gatishmëri të plotë për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin, njofton “ATSH”.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Peleshi theksoi se ka vëmendje të shtuar në bashkitë Mirditë, Kurbin, Lezhë, Shkodër, Malësi e Madhe, Shijak, Krujë, Memaliaj, Tepelenë, Gjirokastër, Mallakastër e Berat, ku reshjet kanë qenë më të shumta.

“Gjatë gjithë kohës jemi në kontakt të vazhdueshëm me pushtetin vendor për të bërë më të mirën për njerëzit tanë”,- njoftoi ministri Peleshi. (Fatosi)