Kina përmirëson masat e reagimit kundrejt COVID-19
2022-12-10 14:05:50

Kina deklaroi përmirësimin e mëtejshëm të masave të reagimit kundrejt COVID-19, duke ndryshuar kërkesat e testimit të acidit nukleik, të karantinës, të vizitave mjekësore dhe farmaceutike dhe të klasifikimit të zonave me rrezik.

Foto:VCG

Shpejtohet vaksinimi i të moshuarve, 5 dhjetor 2022, qytet Hu Zhou, Kinë Lindore(Foto:VCG)

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës bëri të ditur se tani, për udhëtimet ndërrajonale në vend, nuk do të kërkohen testimi negativ i acidit nukleik, kodi shëndetësor ose testimi në vendmbërritje. Testimi negativ i acidit nukleik dhe kodi shëndetësor kërkohen vetëm në vende si shtëpitë e të moshuarve, shtëpitë e mirëqenies, institucionet mjekësore dhe shkollat fillore e të mesme.

Ekspertët mjekësorë thanë se patogjeniteti i llojit aktual të koronavirusit të ri “Omicron” është ulur ndjeshëm dhe shumica e të infektuarve janë asimptomatike ose me simptoma të lehta pas infektimit. Të sëmurët asimptomatikë dhe ata me simptoma të lehta tani mund ta kalojnë karantinën në shtëpi ose të zgjedhin qendra izolimi sipas dëshirës së tyre. Në të njëjtën kohë, qeveria ka publikuar gjithashtu udhëzime për trajtimin në shtëpi për personat e infektuar, për të popullarizuar njohuritë në lidhje me metodat e trajtimit në shtëpi, barnat e përdorura, kushtet për kryerjen e trajtimit në shtëpi etj..

Foto:VCG

Një mapo e rihapur në distriktin Tongzhou, 4 dhjetor 2022, Pekin(Foto:VCG)

Që nga shpërthimi i epidemisë në vitin 2020, Kina ka ndjekur nga afër mutacionin e virusit, duke optimizuar vazhdimisht strategjitë e masat e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, duke u përgatitur në mënyrë aktive për kërkimin dhe zhvillimin e vaksinave, si edhe për popullarizimin, zhvillimin dhe furnizimin e ilaçeve. Aktualisht, shkalla e vaksinimit të të gjithë popullsisë në Kinë ka arritur në 97.5 % për grupmoshën 3-17 vjeç dhe mbi 95 % për grupmoshën 18-59 vjeç. Aktualisht ka 13 vaksina në tregun kinez, nga të cilat publiku mund të zgjedhë. Ndërkohë, Kina ka forcuar kërkimin dhe zhvillimin, prodhimin dhe rezervimin e barnave terapeutike, duke u fokusuar në barnat antivirale, mjekësinë tradicionale kineze dhe ilaçet terapeutike për fëmijët e të moshuarit. Institucionet mjekësore në të gjitha nivelet kanë përmirësuar gjithashtu sistemin hierarkik të diagnostikimit dhe trajtimit, kanë rritur numrin e shtretërve të terapisë intensive dhe pajisjet e materialet përkatëse të trajtimit, si dhe kanë përmirësuar aftësitë e trajtimit të sistemit mjekësor. Këto masa kanë hedhur themelet për nisjen e kësaj politike optimizimi.

Paketa kundër virusit që shpërndahet në një lagje të distriktit Xicheng, 9 dhjetor 2022, Pekin(Foto:VCG)

Paketa kundër virusit që shpërndahet në një lagje të distriktit Xicheng, 9 dhjetor 2022, Pekin(Foto:VCG)

Me optimizimin dhe rregullimin e politikave të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, ritmi i rimëkëmbjes së gjithanshme të ekonomisë në Kinë po përshpejtohet. Konferenca e fundit e autoriteteve kineze për punët ekonomike në vitin 2023 theksoi më shumë vëmendje për stabilizimin e rritjes, punësimit dhe çmimeve, çlirimin e mëtejshëm të gjallërisë ekonomiko-shoqërore. Ndërkohë, nën ndikimin e njoftimeve për optimizimin e masave për parandalimin e epidemisë, tre treguesit kryesore të aksioneve A të Kinës janë ngritur së fundmi dhe sektorët e turizmit, transportit ajror e detar dhe hotelerisë janë rritur ndjeshëm. Vëllimi i rezervimit të biletave të aeroplanëve dhe trenave në të gjitha platformat kryesore ka arritur kulmin këtë vit.

Duke pasur parasysh numrin e madh të të moshuarve në vend, Kina ka ndjekur një politikë "zero dinamike" për parandalimin dhe kontrollin e konoravirusit për tre vjet, duke u bërë vendi me ndikimin më të vogël të epidemisë mbi jetën dhe shëndetin e njerëzve ndër vendet më të populluara në botë. Deri më tani, në pjesën kontinentale të Kinës ka 354 017 raste të konfirmuara dhe 5 235 vdekje.

Fluks i udhëtarëve në aeroport, 2 dhjetor 2022, qytet Harbin, Kinë Verilindore(Foto:VCG)

Fluks i udhëtarëve në aeroport, 2 dhjetor 2022, qytet Harbin, Kinë Verilindore(Foto:VCG)

Gjithashtu, gjatë tre vjetëve të fundit, Kina u ka ofruar sasi të konsiderueshme materialesh kundër epidemisë 153 vendeve e 15 organizatave ndërkombëtare, ka dërguar ekipe mjekësore në 34 vende, ka ndarë programe për parandalimin e epidemisë dhe trajtimin e pacientëve me mbi 180 vende e organizata ndërkombëtare dhe u ka dhuruar më shumë se 2.2 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 mbi 120 vendeve e organizatave ndërkombëtare.