Samiti BE-Ballkani perëndimor (Foto RTSH)
Më 6 dhjetor në Tiranë u mbajt samiti BE-Ballkani Perëndimor, "pjesë e zbatimit të agjendës strategjike 2019-2024 të Këshillit Europian”. "Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë e madhe të partneritetit strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor këtij rajoni me një perspektivë të qartë europiane”, ka theksuar zyra e shtypit e KE-së. Për Grupin Mediatik të Kinës eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli komenton këtë samit, që për herë të parë u zhvillua në një vend të rajonit të Ballkanit Perëndimor
CMG: Çfarë solli ky samit në Shqipëri?
Fatos Çoçoli: Realisht pritshmëritë ishin të mëdha nga opinioni publik dhe strukturat drejtuese dhe gjykoj se ishte një ditë e mirë për të gjithë qytetarët e këtij vendi pasi patëm një rritje të imazhit. Në të njëtjën ditë erdhën të gjithë drejtuesit e Europës dhe kjo është diçka shumë e mirë në nivel të imazhit është një prurje e mirë. Fitimet konkrete janë rikonfirmimi i BE-së për të ndihmuar jo vetëm vendin tonë, por të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në lidhje me krizën dhe gjysmë miliardë euro nuk janë keq për nivelin e popullsisë që kemi. Kishte çështje të tjera si marrëveshja e roaming-uut, kemi 1.64 milionë të regjistuara në vendet e BE-së. Këto ishin të mirat e menjëhershme në këtë datë që do të mbetet në histori.
CMG: Sa do të ndikojë Samiti në rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri ?
Fatos Çoçoli: Imazhi i vendit tonë si mikëpritës të 28 vendeve anëtare të BE-së gjykoj se fiton. Kapitalin e kemi nga Italia apo vendet e tjera anëtare të BE-së, në nivel të strukturës bankare, një investiues i huaj sheh kryemiistrin e vendit që vjen dhe jep mesazhe bashkëpunimi. Gjykoj se si dikur kur u bëmë vend anëtar i NATO-s, edhe tani do të kemi rritje të fluksit të investimeev të huaja. Jo vetëm nga këto vende, por kemi dhe ato në nivel global si në rastin e Kinës.
CMG: Një nga çështjet e diskutuara ishte edhe kriza e gazit natyror. Opinioni juaj për këtë
Fatos Çoçoli: Duke parë krizën dhe bllokimin e gzit natyror për vendet e BE-së nga ana e Rusisë, mendoj se ndihma që dha BE gjysmë miliard euro, por sidomos krahas kësaj ndihme kemi edhe plane konkrete se çfarë do të jepet për infrastrukturën e alternizimit të prodhimit të energjisë elektrike nga burime natyrore. Fondet mund të ndihmojnë shumë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Marrëveshja roaming (Foto RTSH)
CMG: Bashkimi Europian i ka hapur dyert për emigrantët dhe një nga çështjet e dikutuara në agjendë ishte migracioni. Cilat ishin pikat e këtij diskutimi?
Fatos Çoçoli: Nga shifrat e fundit të Frontex janë 120 mijë emigrnatë të paligjshëm të cilët kanë kaluar në BE. Kjo është një shifër shqetësuese sepse është rritur ndjeshëm. Detyra e vendeve tona është t’i ruajnë kufijtë dhe të kontrollojnë mirë. Gjykoj se diksutimet ishin shumë konkrete për një bashkëpunim midis organeve ligjzbatuese të vendeve.
Fatos Çoçoli (Foto CMG)
CMG: Në gjykimin tuaj çfarë pritej nga ky samit që nuk u diskutua?
Fatos Çoçoli: Unë si ekonomist do ta shihja në kuadër të angazhimeve të reja, më shumë kishim shifra që ishin diskutuar në programet e mëparshëm. Do të gjykoja që koha ishte e pamjaftueshme për të ardhur me një program të ri, por mendoj se vendi ynë dhe të tjerët duhet të jenë në garë me njëri-tjetrin që të paraqesin projekte të reja duke qenë edhe koha e duhur.