“Huawei” ndihmon në përshpejtimin e transformimit digjital
2022-12-09 15:38:29

VCG

VCG

Kompania e kërkimit të tregut,“International Data Corp”, parashikon që deri në vitin 2024, 51 për qind e buxheteve globale të teknologjisë së informacionit do të shkojnë drejt inovacionit dhe transformimit digjital, ndërsa në Kinë kjo shifër parashikohet të jetë mbi 70 për qind. Madhësia e ekonomisë digjitale të Kinës arriti në 45.5 trilionë juanë (6.54 trilionë dollarë) vitin e kaluar.

Për të ndihmuar kompanitë të përshpejtojnë transformimin e tyre digjital, “Huawei” ka ofruar produkte që përmbajnë një kombinim të teknologjive. Po ashtu, “Huawei” ka lidhur partneritete me 72 universitete në të gjithë Kinën nën një iniciativë të Ministrisë së Arsimit, e cila pritet të kultivojë 3 milionë profesionistë në industrinë e informatikës në pesë vjet. Ai synon gjithashtu të promovojë inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë.

“Huawei Technologies Co Ltd” po shton përpjekjet për të ndihmuar sektorët tradicionalë të përshpejtojnë transformimin e tyre digjital duke kultivuar talentin digjital dhe duke ofruar produkte që përmbajnë një kombinim të teknologjive të shumta.

Hu Houkun, presidenti i radhës i “Huawei”, tha se ka tri mënyra se si ekosistemi i teknologjisë së komunikimit të informacionit mund të ndihmojë në thyerjen e barrierave në transformimin digjital.

Së pari, nevojiten më shumë përpjekje për të rritur infrastrukturën digjitale, duke përfshirë lidhje më të fuqishme dhe burime kompjuterike më të forta dhe më të ndryshme, tha Hu.

Gjithashtu, nevojiten masa për të ndihmuar organizatat të shkojnë përtej adaptimit të thjeshtë të teknologjisë “cloud” dhe të shfrytëzojnë vërtet maksimumin e saj duke u fokusuar në shërbimet e avancuara të teknologjisë që nxisin zhvillimin e shpejtë, shtoi Hu.

 

VCG

VCG

VCG

VCG

Ndërtimi i ekosistemeve digjitale lokale, duke përfshirë zhvillimin e partnerëve, forcimin e grupit të talenteve digjitale dhe ofrimin e mbështetjes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, është gjithashtu i nevojshëm për të lehtësuar zhvendosjen e tyre drejt teknologjive digjitale, tha ai.

 

"Digjitalizimi është padyshim zgjedhja e duhur",- tha Hu. "Kërkesa është atje dhe po ashtu edhe teknologjitë. Bota po çliron produktivitetin digjital dhe kjo po ndodh tani".

 

Kompania e kërkimit të tregut,“International Data Corp”, parashikon që deri në vitin 2024, 51 për qind e buxheteve globale të teknologjisë së informacionit do të shkojnë drejt inovacionit dhe transformimit digjital, ndërsa në Kinë kjo shifër parashikohet të jetë mbi 70 për qind.

 

Ekonomia digjitale e Kinës ka hyrë në një fazë të re zhvillimi. Madhësia e tregut të saj arriti në 45.5 trilionë juanë (6.54 trilionë dollarë) vitin e kaluar, i dyti më i madhi në botë, vetëm pas Shteteve të Bashkuara, sipas një raporti të publikuar nga Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës.

 

Për të ndihmuar më mirë kompanitë të përshpejtojnë transformimin e tyre digjital, “Huawei” këtë vit ka lançuar më shumë se 40 portofole teknologjike për financat, arsimin, kujdesin shëndetësor, energjinë dhe industri të tjera.

 

Një nga arritjet është ajo për minierat e qymyrit në distancë me 5G.

"5G mund të përdoret për të vënë në punë mjete me telekomandë, duke i lejuar minatorët e qymyrit të largohen nga mjedisi i vështirë i punës në nëntokë dhe të punojnë nga zyra.

Kjo përmirëson shumë mjedisin e punës dhe sigurinë e minierave të qymyrit",- tha Hu në konferencën e fundit të kompanisë.

 

Hu tha se nevojitet më shumë kultivim i talentit digjital për të ndihmuar në nxitjen e transformimeve të tilla. “Huawei” ka krijuar partneritete me 72 universitete në të gjithë Kinën nën një iniciativë të Ministrisë së Arsimit, e cila pritet të kultivojë 3 milionë profesionistë në industrinë e informatikës në pesë vjet. Ai synon gjithashtu të promovojë inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë.

 

Ndërtimi i një infrastrukture të mirë telekomunikacioni pritet të vendosë një themel të shëndoshë për zhvillimin me cilësi të lartë të ekonomisë digjitale të Kinës, sipas Wang Zhiqin, nënkryetar i Akademisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kinës, një institut qeveritar.

 

Më parë, ekonomia digjitale e Kinës drejtohej kryesisht nga aplikacionet e internetit të orientuara nga konsumatori, si tregtia elektronike. Tani, aplikacionet e orientuara nga biznesi, si interneti industrial, po luajnë një rol dukshëm më të madh, duke treguar se janë bërë përmirësime në strukturën ekonomike digjitale, tha Wang.

 

Sinergjia e teknologjive të shumta është kritike për gjetjen e teknologjisë së duhur për secilin skenar. Të dhënat janë në thelb të transformimit digjital dhe importimi, transmetimi, ruajtja dhe analiza e të dhënave janë të gjitha vendimtare, sipas Wang.

 

Kitty Fok, drejtoreshë menaxhuese e “IDC China”, tha se ende ekzistojnë boshllëqe në disa industri, si prodhimi tradicional. Ato janë në pozita relativisht të pafavorizuara për shkak të një niveli më të ulët të digjitalizimit dhe duhet të mbajnë ritmin, tha ajo. Një numër në rritje i prodhuesve po shtojnë përpjekjet për të ndërtuar platformat e tyre “cloud”.

 

Disa madje i kanë kthyer këto platforma në publike, duke u shërbyer nevojave digjitale ndërindustriale dhe duke i kthyer ato në një pikë të re rritjeje. Sipas Fok, kjo jep një shembull të mirë dhe ofron ide të reja transformuese për industrinë.