Sa ka kontribuuar Kina për ekonominë botërore?
2022-12-09 22:24:34

Sipas Bankës Botërore, nga viti 2013 deri vjet, norma mesatare e kontributit të Kinës në rritjen ekonomike botërore ishte 38.6 %, më e lartë se përqindja e përgjithshme e kontributit të vendeve të G7-s në rritjen e ekonomisë botërore. 

Si një motor i rëndësishëm i rritjes ekonomike botërore, ekonomia kineze ka kapërcyer sfida, si epidemia, trazirat gjeopolitike dhe ndërprerja e zinxhirit furnizues, duke treguar elasticitet të fortë dhe gjallëri të madhe. Vitin e kaluar, vëllimi i përgjithshëm i importit dhe eksportit të mallrave kineze ishte mbi 6 trilionë dollarë. Në 11-mujorin e parë të këtij viti, vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të Kinës ka arritur në rreth 5.78 trilionë dollarë, duke u rritur me 5.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kina ka ndarë me botën tregun e madh të saj, dhe njëkohësisht e furnizon botën me produkte kineze me kosto efektive. 

Foto: VCG

Foto: VCG

Për shembull, trenat Kinë-Europë lidhin të dy skajet e Euroazisë. Deri në tetorin të sivjetshëm, janë krijuar 82 linja transporti, që arrijnë në 204 qytete të 24 vendeve europiane. Numri i udhëtimeve të trenave Kinë-Europë i ka kaluar 62 mijët, duke dërguar mallra me një vëllim prej 5.76 milionë kontejnerësh standardë. Këta trena kanë ruajtur në një masë të madhe sigurinë dhe qëndrueshmërinë e zinxhirit ndërkombëtar të furnizimit, duke e ndihmuar ekonominë europiane, madje edhe atë globale, të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme. Kina ka vërtetuar me veprime konkrete se zhvillimi i saj i krijon botës mundësi të reja. (Li Huailiang/Artan)