Të enjten pasdite, presidenti kinez Xi Jinping u takua në Riad me mbretin e Arabisë Saudite Salman bin Abdul Aziz Al Saud.
Gjatë takimit, kreu i shtetit i Kinës vuri në dukje se bashkëpunimi kino-saudit ka perspektivë të gjerë. Kina e konsideron Arabinë Saudite si një forcë të rëndësishme në botën shumëpolare dhe i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik me Arabinë Saudite. Kina dëshiron të forcojë shkëmbimet strategjike me Arabinë Saudite dhe të thellojë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, duke nxitur zhvillimin e duke mbrojtur paqen dhe stabilitetin botëror.
Mbreti Salman i shprehu mirëseardhjen presidentit Xi Jinping, që viziton përsëri Arabinë Saudite pas vizitës në vitin 2016. Ai theksoi se bashkëpunimi strategjik ndërmjet Arabisë Saudite e Kinës në të gjitha fushat ka pasur përparim dhe të dy palët kanë arritur konsensus për shumë probleme të rëndësishme. Sipas tij, interesat e Kinës janë edhe interesat e Arabisë Saudite.
Dy udhëheqësit nënshkruan edhe "Marrëveshjen e marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Arabi Saudite" dhe ranë dakord për zhvillimin e një takimi të liderëve në çdo dy vjet. (Fani)