Sondazhi: Vizita e Xi Jinping-ut në Arabinë Saudite i jep energji të re bashkëpunimit kino-arab
2022-12-09 15:09:35

VCG

VCG

Me rastin e pjesëmarrjes së kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping në Samitin e 1-rë Kinë-Shtetet Arabe e samitin Kinë-Këshilli i Bashkëpunimit i Gjirit, si edhe të vizitës shtetërore të tij në Arabinë Saudite, CGTN dhe Qendra e Studimeve “Epstein” pranë Universitetit Tsinghua zhvilluan një sondazh global me 4 000 veta nga 20 vende të botës.

 

Sipas sondazhit, 94.2 % e të pyeturve i çmojnë vlerat e paraqitura nga Kina të “paqes, zhvillimit, barazisë, drejtësisë, demokracisë e lirisë” dhe 85 % shprehën mbështetjen e tyre për konceptin e “bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit”.

 

Në dekadën e fundit, Kina ka nënshkruar dokumente bashkëpunimi për nismën “Një brez, një rrugë” me 20 vende arabe, dhe 17 vende arabe kanë shprehur mbështetje për Nismën e Zhvillimit Global të propozuar nga Kina. 78.4 % e të pyeturve në mbarë botën e njohin Nismën e Zhvillimit Global dhe mendojnë që “zhvillimi është një rrugë e rëndësishme për zgjidhjen e problemeve globale”. 79.4 % e pjesëmarrësve pohojnë arritjet e bashkëpunimit të “grupit të miqve të nismave të zhvillimit global” ku merr pjesë edhe Kina, duke menduar që vendet me fuqi të përparuar komplekse duhet të mbajnë përgjegjësi në përputhje me fuqinë e tyre kombëtare.

VCG

VCG

VCG

VCG

 

Në këtë sondazh, 85.6 % e pjesëmarrësve e pranojnë Nismën e Sigurisë Globale të paraqitur nga Kina dhe mendojnë që siguria është një parakusht për zhvillimin, kurse 80.8 % janë kundër hegjemonizmit, politikës së forcës e sanksioneve arbitrare. Ndërkohë, 80.4 % e të pyeturve nga vendet në zhvillim vunë në dukje që mendësia e Luftës së Ftohtë dhe politika e forcës kërcënojnë paqen botërore e shtojnë sfidat për sigurinë, prandaj palët e ndryshme duhet të formojnë një strukturë sigurie të balancuar, efektive dhe të vazhdueshme. (Jiang Lei)