Kryeministri kinez nxit përpjekjet për forcimin e bashkëpunimit ekonomik
2022-12-09 22:33:41

Kryeministri kinez Li Keqiang tha të premten se rritja ekonomike e Kinës do të përshpejtohet në mënyrë të qëndrueshme me zbatimin e dhjetë masave të reja për përmirësimin e mëtejshëm të reagimit ndaj pandemisë.  Gjatë Tryezës së Rrumbullakët të shtatë "1+6" që u mbajt në Huangshan të provincës Anhui të Kinës Lindore, kryeministri kinez bërë thirrje gjithashtu për përpjekje të përbashkëta për të forcuar bashkëpunimin ekonomik.

Foto: Xinhua

Foto:  Kryeministri kinez Li Keqiang me presidentin e Grupit të Bankës Botërore David Malpass/Xinhua

Kryeministri kinez u takua të enjten përkatësisht me presidentin e Grupit të Bankës Botërore David Malpass, drejtoren menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva, drejtoren e përgjithshme të Organizatës Botërore të Tregtisë Ngozi Okonjo-Iweala dhe sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) Mathias Cormann.

Foto: Xinhua

Foto: Kryeministri kinez Li Keqiang me drejtoren menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva/Xinhua

Li tha se situata e tanishme e ekonomisë botërore është e ndërlikuar. Të gjitha palët duhet të forcojnë bashkërendimin e makropolitikave dhe të kontrollojnë mirë ekuilibrin midis parandalimit të inflacionit e stabilizimit të rritjes, të ruajnë multilateralizmin, të mbështetin tregtinë e lirë e të drejtë dhe të sigurojnë stabilitetin e zinxhirëve globalë të industrisë e të furnizimit. Kina mbështet me vendosmëri institucionet ekonomike ndërkombëtare që të luajnë më mirë rolin e platformës për të nxitur hapjen e ndërsjellë.

Foto: Xinhua

Foto: Kryeministri kinez Li Keqiang me drejtoren e përgjithshme të Organizatës Botërore të Tregtisë Ngozi Okonjo-Iweala /Xinhua

Kreu i qeverisë kineze vuri më tej në dukje se sivjet Kina ka arritur qëndrueshmërinë e punësimit e të çmimeve, dhe ka ruajtur stabilitetin makroekonomik. Funksionimi i ekonomisë është ruajtur në një sferë të arsyeshme, çka  nuk ka qenë një gjë e lehtë në kontekstin e epidemisë. Kina do të hapë më tej kanalet e logjistikës, do të ruajë funksionimin e mirë të zinxhirëve të industrisë e të furnizimit dhe do të lehtësojë shkëmbimet ndërkombëtare dhe lëvizjen e personelit. Kina do të hapë më tej dyert e saj e do të promovojë në mënyrë të palëkundur hapjen e nivelit të lartë, theksoi Li.

Foto: Xinhua

Foto: Kryeministri kinez Li Keqiang me  sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) Mathias Cormann /Xinhua

Drejtuesit e institucioneve ekonomike ndërkombëtare thanë se duhet bashkëpunim përballë sfidave globale. Ata vlerësuan pozitivisht përpjekjet e Kinës për ruajtjen e qëndrueshme të punësimit e të çmimeve dhe vlerësuan përkushtimin e saj për thellimin e reformës dhe hapjes. (Li Huailiang/Artan)