Zëdhënësja: Kina i kushton rëndësi të madhe mbrojtjes së biodiversitetit
2022-12-08 16:31:36

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina i kushton rëndësi të madhe mbrojtjes së biodiversitetit, theksoi të mërkurën në një konferencë të rregullt shtypi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning. Sipas saj, që kur mori kryesimin e mbledhjes së 15-të të Konferencës së Palëve (COP15) të Konventës së OKB-së mbi Diversitetin Biologjik, Kina e ka çuar përpara procesin e COP15 me nivelin më të lartë të vullnetit politik dhe veprimet më të fuqishme praktike, gjë që përbën një kontribut të madh të Kinës për mbrojtjen e biodiversitetit global.

Mao Ning i bëri këto komente kur iu përgjigj një pyetjeje lidhur me objektivat e shpresat e Kinës për COP15.

Në tetor të vitit të kaluar, Kina organizoi samitin e udhëheqësve të COP15. Presidenti kinez Xi Jinping dhe udhëheqësit e tetë palëve të tjera, si edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, morën pjesë dhe mbajtën fjalime nëkëtë samit, duke forcuar ndjeshëm vullnetin politik, tha Mao.

Në veprimtari, Xi paraqiti një propozim prej katër pikash për të nisur një udhëtim të ri zhvillimi të cilësisë së lartë për njerëzimin dhe njoftoi një varg masash që do të marrë Kina si vendi organizator, duke përfshirë nismën për të investuar 1.5 miliard juanë (rreth 215 milionë dollarë) për të ngritur Fondin e Biodiversitetit të Kunming-ut, tha zëdhënësja.

Këto janë idetë dhe kontributet që ka dhënë Kina për mbrojtjen e biodiversitetit botëror, vuri në dukje ajo, duke shtuar se, si vend kryetar i COP15-s, Kina ka bërë të gjitha përpjekjet për të udhëhequr dhe bashkërenduar procesin e negociatave për një kornizë globale të biodiversitetit pas vitit 2020.

Pjesa e dytë e COP15-s do të zhvillohet nga 7 deri më 19 dhjetor në Montreal të Kanadasë.