Samiti/Rama: BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor
2022-12-07 15:53:56

Rama me lideret samiti (Foto RTSH)

Rama me lideret samiti (Foto RTSH)

Për herë të parë, Bashkimi Europian mbajti të martën samitin e tij në një vend të rajonit, kryeqytetin e Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama e cilësoi një ngjarje të jashtëzakonshme mbajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë dhe një sinjal mjaft të fortë se BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa ky i fundit ka nevojë për BE-në, citoi “RTSH”.

“Për ne kjo është e jashtëzakonshme. Diçka që edhe ai me imagjinatën më guximtare s’do ta kishte përfytyruar. Është një sinjal i fortë i vetëdijes së BE-së, se ka nevojë për Ballkanin Perëndimor. Kjo është shumë e rëndësishme”,- tha Rama.

Fillimisht në Tiranë mbërritën 6 liderët e Ballkanit Perëndimor. Më pas samitit iu drejtuan edhe liderët e vendeve anëtare të BE-së, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, presidentja e KE-së, Ursula Von Der Leyen, presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, kryeministrja e Italisë Georgia Meloni etj.

Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor u pritën me ceremoni në Tiranë, ku pas fotos familjare u përshëndetën me valle popullore të traditës shqiptare. (Elona)