Quanzhou rrit përdorimin e 5G për një jetë më të mirë
2022-12-06 14:34:13

Abonentët  rrjetit 5G të Kinës dhe stacionet bazë 5G ishin përkatësisht 455 milionë dhe 1.85 milionë, në fund të qershorit, ndërsa vendi po inicion  fazat e hershme të kërkimit të avancuar 6G. Rritja e teknologjisë edhe gjatë pandemisë COVID 19 tashmë është një domosdoshmëri dhe për të moshuarit e personat me aftësi të kufizuara. Në qytetin Quanzhou, në provincën kineze Fujian, një grup telefonash inteligjentë me 5G të krijuar posaçërisht për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, iu dhanë falas këtyre grupeve shoqërore. Vetëm duke shtypur një buton ata mund të marrin shërbimet e dëshiruara

Reklama e 5G-së në qytetin Quanzhou(Foto:VCG)

Reklama e 5G-së në qytetin Quanzhou(Foto:VCG)

Teknologjia ka vazhduar rritjen e saj në mes të pandemisë COVID-19, por shumë të moshuar dhe ata me aftësi të kufizuara ende ndjehen të lënë pas nga teknologjia që ndryshon me shpejtësi.

Megjithatë, gjërat janë ndryshe në qytetin Quanzhou, në provincën kineze Fujian, pasi një grup telefonash inteligjentë me 5G të krijuar posaçërisht për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, iu dhanë falas këtyre grupeve shoqërore në distriktin Quangang.

Të nxitur nga rrjeti 5G super i shpejtë, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara mund të shtypin një buton për të thirrur shërbimet, duke përfshirë kujdesin në shtëpi, shpëtimin emergjent dhe pozicionimin në distancë, pa pasur nevojë të mësojnë funksionet e ndërlikuara të telefonave celularë.

Përfitime të tilla ishin pjesë e përpjekjeve më të gjera të qeverisë vendore Quanzhou për të përdorur rrjetin 5G për të ofruar shërbime të kujdesit për grupet vulnerabël dhe për të nxitur aplikimin e 5G në sektorë si kujdesi shëndetësor, industrial, transporti dhe arsimi.

Kina filloi zyrtarisht komercializimin e rrjetit 5G në 2019 dhe në të njëjtin vit, Quanzhou u emërua ndër grupet e para të qyteteve që promovuan komercializimin 5G në vend.

"Qyteti është përpjekur të zhvillojë ekonominë digjitale për të mbështetur zhvillimin me cilësi të lartë. Gjatë viteve të fundit, aplikimi i teknologjive digjitale vazhdoi të zgjerohej, ndërsa infrastruktura e informacionit vazhdoi të merrte një nxitje," tha Cai Zhansheng, kryebashkiak i Quanzhou.

Qyteti Quanzhou(Foto:VCG)

Qyteti Quanzhou(Foto:VCG)

Për të vazhduar me mundësitë gjithmonë të pranishme, Quanzhou nisi një plan zhvillimi tre-vjeçar nga 2019 në 2021 për të nxitur ekonominë digjitale, si dhe një plan specifik për të promovuar ndërtimin e rrjetit 5G.

Që nga fillimi i këtij viti, qyteti ka derdhur mbi 1.03 miliardë juanë (144 milionë dollarë amerikanë) në ndërtimin e rrjetit 5G dhe ka ndërtuar 6,088 stacione të reja bazë 5G.

Nëpërmjet ndërtimit të 16,000 stacioneve bazë 5G në total, qyteti ka vendosur me sukses sinjalet 5G që mbulojnë distriktet dhe qytetet qendrore, parqe të rëndësishme dhe zona të pikave kryesore.

Wu Hequan, akademik në Akademinë Kineze të Inxhinierisë, tha se Kina ka ndërtuar me vrull tre vjet pas komercializimit fillestar të 5G, duke aplikuar 5G në 40 nga 97 kategoritë kryesore ekonomike dhe është arritur një përdorim në shkallë të gjerë në miniera, porte dhe fusha të tjera.

Wu tha se abonentët  rrjetit 5G të Kinës dhe stacionet bazë 5G ishin përkatësisht 455 milionë dhe 1.85 milionë, në fund të qershorit.

"Vendi po shikon gjithashtu fazat e hershme të kërkimit të avancuar 6G. Do të bëhen më shumë përpjekje për të vendosur standarde ndërkombëtare 6G si dhe për të kryer kërkime teknologjike 6G me hapje dhe inovacione më të mëdha," shtoi ai.

Qyteti Quanzhou(Foto:VCG)

Qyteti Quanzhou(Foto:VCG)

Në tetor, qeveria lokale Quanzhou nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi strategjik me filialin e China Mobile në Fujian, sipas së cilës kompania premtoi të investonte rreth 20 miliardë juanë në qytet gjatë pesë viteve të ardhshme.

Të dyja palët do të bashkëpunojnë në ndërtimin e rrjetit 5G, ndërtimin e qendrave kompjuterike, internetin industrial, blockchain, sigurinë e informacionit të rrjetit dhe qytetin e ri inteligjent, si dhe digjitalizimin e parqeve industriale.

Yang Jie, kryetar i China Mobile, tha në një konferencë në gusht se rrjeti 5G është një platformë vendimtare informacioni që nxit përmirësimin industrial dhe transformimin shoqëror.

"China Mobile po rrit shtytjen e saj për të ndërtuar 'infrastrukturë të re' duke përfshirë 5G dhe rrjetet kompjuterike, që është prioriteti kryesor i kompanisë për zhvillimin e ardhshëm," tha Yang.

"Ne do të punojmë për të promovuar integrimin e thellë të teknologjive të ndryshme të informacionit dhe për ta bërë fuqinë e avancuar të përpunimit të përbashkët dhe të lehtë për t'u përdorur si uji dhe energjia elektrike," shtoi ai.