< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
146 milion euro nga programi IPARD 3, financim nga BE për bujqësinë shqiptare
2022-12-05 14:43:55

Bujtinë (Foto azhbr)

Bujtinë (Foto azhbr)

146 milonë euro pritet të injektohen në fusha të ndryshme të bujqësisë shqiptare nëpërmjet financimit të Bashkimit Europian me programin Ipard 3, duke shënuar një rritje me afto 55 % krahasuar me Ipard 2.Viti që vjen ka edhe risi në përfshirjen e disa sektorëve të rinj.

Detajet janë bërë të ditura për mediat nga Drejtoresha e AZHBR-së Eranda Selmanaj. Qytetarë të ndryshëm me ide biznesi në këto fusha mund të aplikojnë në zërat e detajuar pas hapjes së thirrjes.

“Thirrjen e re për aplikime në programin IPARD 3 presim ta hapim në fillim të vitit të ardhshëm dhe programi është aprovuar këtë vit me një buxhet të alokuar . 146 milion euro me 9 faza financimi dhe fondet do të alokohen në formën e grantit, për fermerët, agropërpunuesit, bizneset e reja dhe sipërmarrjet e reja në këto sektorë për t’i mbështetur dhe për t’i financuar me buxhetin e përbashkët nga Bashkimi Europian dhe buxheti i shtetit ku është me bashkëfinancim 75% me 25%. Masat me të cilat jepet financimi fillojnë me investimet në nivel ferme në të gjithë sektorët e qumështit, mishit, fruta-perimeve, tashmë të shtuara në IPARD 3 edhe vaji i ullirit, edhe bimët medicinale dhe vreshtarive. Çdo investim i ri i lidhur me këto sektorë është i pranueshëm dhe financohet nga programi, ku meqënëse jemi dhe në një vit që ka nevojë për më shumë financim edhe në energji të rinovueshme, edhe këto lloj investimesh janë të pranueshme dhe financohen me grant nga programi ku fokus kanë fermerët e rinj, nën 40 vjec që marrin më shumë pikë në renditjen me pikë dhe gjithashtu më shumë financim. Gjithashtu përfshihen aplikantet fermere femra që kanë prioritet dhe marrin edhe aty më shumë financim. Kemi avantazhimin e zonave malore, por  edhe investimet në energjinë e rinovueshme kanë avantazh dhe prioritet. Pra, vetë programi në përputhje me strategjinë e bujqësisë dhe zhvillimit rural, i jep fokus mbështetjes së këtyre sektorëve dhe avazntazheve. “- shton Selamanaj.

Eranda Selmanaj (Foto azhbr)

Eranda Selmanaj (Foto azhbr)

Vaji u ullirit përfshihet për herë të parë.

“Përmenda masën 1. Vazhdojmë me masën 3 që është masa e investimeve në sektorin agropërpunues, po në të njëjtin sektor që është sektori i përpunimit të qumështit, i përpunimit të mishit, i përpunimit të fruta-perimeve, kemi përpunimin e vajit të ullirit, përpunimin, magazinimin dhe tregtimin edhe të bimëve medicinale dhe verën. Pra, është cikli i të gjithë këtyre sektorëve që mbështetet me investime të kapaciteteve nga ndërtimet e reja, pajisje, makineri, teknologji të reja të lidhur me fushën, energji të rinovueshme, trajtimin e mbetjeve, ujërave të ndotura në stabilimente, për të mbyllur të gjithë ciklin që në fund investimi të përmbushi standardet e Bashkimit Europian. “- shton drejtoresha e Azhbr-së.

Vaj ulliri (Foto agroweb)

Vaj ulliri (Foto agroweb)

Në fokus është turizmi rural që lidhet me atë të natyrës.

“Gjithashtu kemi dhe një masë tjetër mbështetje që është masa 7 që lidhet me diversifikimin e fermës dhe biznesit, ku një nga sektorët që mbështetet brenda kësaj mase është turizmi rural që lidhet me atë të natyrës, mbështetet dhe prodhimi i mjaltit, prodhimi i kërmijve, i bimëve medicinale në nivel ferme. Pra të lidhur me aktivitetin bujqësor brenda fermës, kemi përpunimin në shkallë të vogël brenda fermës së fruta-perimeve, si dhe prodhimet e vogla të recelrave, kompostove që janë për prodhim dhe shitje produktesh brenda aktivitetit të fermës. Kemi gjithashtu brenda këtij sektori akuakulturën, që lidhet me peshkimin. Kemi industrinë e manifakturës dhe artizanatit që janë po brenda kësaj mase mbështetëse dhe në këtë sektor kemi prioritet aplikantet femra ose ato kompani që punësojnë të paktën 30% gra, fermerët e rinj, avantazhimi i zonave malore, energjia e rinovueshme si dhe certifikimi organik. “- shton Selmanaj.

Pamje bujtine (Foto azhbr)

Pamje bujtine (Foto azhbr)

Kriteret janë të qarta në aplikime, me ngjashmëri nga Ipard 2.

“Kriteret në përgjithësi janë të njëjta, njësoj siç kanë qenë në programin IPARD 2, ku përmenda sektorët që janë shtuar dhe sektorë të rinj. që e kanë rritur edhe më shumë gamën e investimit si sektori i bimëve medicinale dhe ullirit, por në masën 7 që lidhet më turizmin rural. Këtu kemi një kriter që është ndryshuar, ku kapaciteti maksimal në programin IPARD 2 ka qenë 40 shtretër për aktivitetet akomoduese, agroturizmat ose bujtinat, ndërsa në IPARD 3 kjo është më e ulët 30 shtretër kapaciteti maksimal i investimeve në struktura akomoduese. Kjo për arsyen e diversifikimit dhe të mbështetjes të investimeve me kapacitete të lidhura me zonën më të vogla, pra që të jenë në stilin tradicional dhe të ofrojnë shërbime tradicionale në formën e asaj dhe jo hotele pritje të mëdha “ thotë drejtoresha Selmanaj.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree