CMG-ja: Nga Parisi deri në Uashington, Evropa shikon qartë mendimin e ShBA-së
2022-12-04 14:52:03

VCG

VCG

Më 2 dhjetor, presidenti francez Emanuel Macron përfundoi vizitën e tij treditore në ShBA. Këtë herë Macron shkoi në Uashington me synim kryesor  përjashtimin e ndërmarrjeve evropiane nga “Akti i Reduktimit të Inflacionit” të ShBA-së. Por presidenti Macron nuk mori asnjë rezultat konkret dhe u kthye prej andej me një ndarje të mëtejshme të marrëdhënieve Evropë-ShBA.

Në fakt, për të pritur aleatin “më të vjetër”, ShBA-ja kishte bërë mjaft përpjekje simbolike: banket luksoz, itinerar të pasur takimesh, duke pëfshirë politikën, ekonominë, shkencën dhe kulturën... por të gjitha këto nuk mund ta fshihnin distancën e vërtetë.

Vizita e Macronit quhet si vizitë shtetërore, por në fakt kishte synim trajtimin e barabartë mes Evropës dhe ShBA-së. Në gusht të këtij viti, presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi “Aktin e Reduktimit të Inflacionit”, i cili parashikon një sërë masash stimuluese, duke përfshirë subvencionet e larta për të nxitur prodhimin dhe përdorimin e automjeteve elektrike dhe teknologjive të gjelbra në ShBA. Kjo ka ngjallur pakënaqësi të madhe ndër vendet evropiane, të cilat mendojnë se ky akt përmban politika proteksioniste tregtare dhe ka shkelur rregullat e OBT-së, do të shtojë tkurrjen industriale në Evropë dhe do t’i detyrojë ndërmarrjet evropiane të transferojnë linjat e tyre të prodhimit në ShBA.

Për të mbrotjur interesat e Evropës, para vizitës në ShBA, Macron kishte shtruar një banket në Paris për sipërmarrësit evropianë, duke tentuar t’i bindte ata për të mbajtur linjat e tyre të prodhimit në Evropë. Edhe mediat evropiane shpresuan që vizita e Macronit mund ta bënte SHBA-në t’i jepte imunitet  ndërmarrjeve evropiane. Në ditën e parë të vizitës, Macron e kritikoi direkt “Aktin e Reduktimit të Inflacionit” si “superagresiv” ndaj ndërmarrjeve evropiane, pasi shumë vende pune në Francë dhe Evropë do të mbylleshin dhe se zgjidhja e problemit të SHBA-së nuk mund të bëhej duke dëmtuar interesat e Evropës. Macron shtoi gjithashtu se Franca shpreson që të “respektohet si një mik i mirë” nga ShBA-ja, duke propozuar një koordinim më të madh ekonomik në të dy anët e Atlantikut.

VCG

VCG

Përballë apelit të Macron, Biden tha se ShBA-ja nuk ka nevojë të kërkojë ndjesë, por mund të bëjë disa “rregullime të vogla”, pa i specifikuar ato konkretisht. Disa media gjermane theksuan se kur bëhet fjalë për çështje që kanë të bëjnë me interesat ekonomike, zgjedhja e parë e ShBA-së gjithmonë është vetvetja dhe evropianët duhet ta kuptojnë qartë këtë.

Këtë herë, administrata e Biden shpenzoi plot 500 mijë dollarë për t’i shtruar Macronit banketin e parë shtetëror që nga marrja e detyrës, si shenjë e një qetësimi apo sinjali miqësor. Sepse ShBA-ja ka nevojë që Evropa të bashkëpunojë me të për çështjen Rusi-Ukrainë dhe të mbajë të njëjtën qëndrim në përballimin e “konkurrencës” me Kinën. Kjo në fakt është e barabartë me “thithjen e gjakut” nga Evropa, dërkohë që i kërkon asaj t’i shërbejë hegjemonisë së ShBA-së.

VCG

VCG

Para vizitës së Macronit, gazeta amerikane Politico parashikoi se nëse ShBA dhe Franca nuk mund të arrinin një konsensus mbi subvencionet tregtare, do të ishte e pashmangshme një luftë tregtare transatlantike. “Nga banketi në Paris deri në banketi shtetëror në Uashington, besojmë se Evropa i ka parë më qartë synimet e ShBA-së, kështu që nuk duhet ta ndalë për asnjë moment hapin e saj për pavarësi strategjike.” - komentoi CMG-ja.