Hekurudha Kinë-Laos sjell përfitime kolosale për të dy popujt
2022-12-02 16:09:43

VCG

VCG

Më 3 dhjetor 2021, nën dëshmimin e liderëve shtetërorë të Kinës dhe Laosit, hekurudha Kinë-Laos hyri zyrtarisht në funksionim. Gjatë këtij viti, në këtë linjë hekurudhore janë transportuar mbi 8 milionë udhëtarë e mbi 10 milionë tonë mallra, çka ka mbështetur fuqimisht zhvillimin ekonomik të të dy vendeve dhe ka sjellë përfitime kolosale për të dy popujt.

 

Kjo hekurudhë e elektrifikuar me gjatësi 1035 km lidh qytetin Kunming të Kinës Jugperëndimore me kryeqytetin e Laosit Vientianë. Ajo është hekurudha e parë jashtë Kinës që ndërtohet me standardin kinez dhe lidhet me rrjetin hekurudhor të Kinës. Tani koha e udhëtimit nga Kunmingu në Vientianë është 10 orë.

 

VCG

VCG

Hekurudha Kinë-Laos në veri mund të lidhet me shumë qytete kryesore kineze dhe të integrohet me trenat e rregullt Kinë-Europë, ndërsa në jug mund të mbërrijë deri në Tajlandë, Malajzi dhe Singapor. Me këtë linjë Laosi është shndërruar nga një “vend i mbyllur” në një “vend të ndërlidhur”.

 

VCG

VCG

Zëdhënësi i MPJ-së kineze Zhao Lijian u shpreh: “Hekurudha Kinë-Laos është bërë një arritje e gjallë e ndërtimit të ‘Një brez, një rrugë’ nga Kina e vendet e ASEAN-it, si edhe një dëshmi e fuqishme e zbatimit të Nismës së Zhvillimit Global.” (Jiang Lei)