Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Rama: Ngjarje historike për një vend që sheh nga familja europiane
2022-12-02 10:56:11

Më 6 dhjetor në Tiranë do të zhvillohet samiti mes liderëve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Edi Rama, ndërsa postoi në “Facebook” foton e logos së takimit, shprehu kënaqësinë që ky samit do të mbahet në Shqipëri.

Ai e konsideron një ngjarje historike, për një vend që të ardhmen e shikon në familjen e madhe europiane.

Samiti është pjesë e zbatimit të Agjendës Strategjike të Këshillit të Europës 2019-2024, si dhe konsiderohet një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon që aspiron një perspektivë drejt BE-së.  (Irma)