Shkencëtarët mbështesin ekonominë digjitale
2022-12-02 10:07:35

Vitin e kaluar, shkalla e ekonomisë digjitale të Kinës arriti në 45.5 trilionë juanë (6.3 trilionë dollarë), që përbën gati 40 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit. Në Forumin e tretë Botëror të Ekonomisë Digjitale, mbajtur në Chengdu të provincës Sichuan, shkencëtarët  mbështetën zhvillimin e ekonomisë digjitale përmes inovacionit dhe edukimit. Në punimet e forumit u kërkua që komuniteti shkencor ndërkombëtar të rrisë bashkëpunimin në tejkalimin e sfidave në ekonominë digjitale, të mbyllë ndarjen digjitale, të përmirësojë arsimimin publik në teknologjitë digjitale dhe të krijojë një hapësirë digjitale kibernetike që është e drejtë, e hapur dhe gjithëpërfshirëse.

VCG

VCG

 

Komuniteti shkencor kinez do të lehtësojë zhvillimin e shëndetshëm dhe gjithëpërfshirës të ekonomisë digjitale përmes inovacionit, bashkëpunimit dhe edukimit, sipas ekspertëve në një forum global ekonomik digjital të mbajtur të hënën.

 

Ekonomia digjitale i referohet përdorimit të teknologjive të informacionit dhe komunikimit për të mbështetur modelet e biznesit dhe aktivitetet ekonomike. Ajo është bërë një komponent dhe shtytës kryesor i rritjes ekonomike globale.

 

Zhang Yuzhuo, nënkryetar i Shoqatës së Kinës për Shkencën dhe Teknologjinë, tha se Kina i kushton rëndësi të madhe integrimit të ekonomive digjitale dhe reale.

 

Vitin e kaluar, shkalla e ekonomisë digjitale të Kinës arriti në 45.5 trilionë juanë (6.3 trilionë dollarë), që përbën gati 40 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit, tha Zhang në ceremoninë e hapjes së Forumit të tretë Botëror të Ekonomisë Digjitale në Chengdu të provincës Sichuan.

 

Kina ka zgjeruar gjithashtu bashkëpunimin ndërkombëtar në ekonominë digjitale, si nënshkrimi i memorandumeve të mirëkuptimit me 16 vende në Rrugën Digjitale të Mëndafshit, një dimension teknologjik i nismës “Një brez, një rrugë”,- tha ai.

 

VCG

VCG

Përveç kësaj, Kina ka krijuar bashkëpunim dypalësh me 24 vende në tregtinë elektronike të Rrugës së Mëndafshit, një platformë e re ndërkombëtare për bashkëpunimin ekonomik nën nismën “Një brez, një rrugë”.

 

“Përmes këtij forumi, ne shpresojmë të ndërtojmë më shumë konsensus, të lehtësojmë bashkëpunimin më pragmatik dhe të hapim së bashku një kapitull të ri në zhvillimin e ekonomisë digjitale globale”,- tha ai.

 

Zhang bëri thirrje që komuniteti shkencor ndërkombëtar të rrisë bashkëpunimin në tejkalimin e sfidave në ekonominë digjitale, të mbyllë ndarjen digjitale, të përmirësojë arsimimin publik në teknologjitë digjitale dhe të krijojë një hapësirë digjitale kibernetike që është e drejtë, e hapur, gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme dhe e gjallë.

 

Xian Rongsheng, nënkryetar i Bashkisë së Chengdu, tha se qyteti ka qenë një përfitues dhe kontribuues në ekonominë digjitale. Vitin e kaluar, shkalla e industrive kryesore digjitale të Chengdu kaloi 250 miliardë juanë ose 13 për qind të PBB-së së qytetit.

"Ekonomia digjitale është bërë një nga shtytësit kryesorë të rritjes ekonomike të Chengdu",- tha Xian.

 

VCG

VCG

 

Chengdu synon të ndërtojë 500 punëtori digjitale shumë efikase dhe 50 fabrika inteligjente deri në vitin 2025 dhe do të vazhdojë të mbështesë kompjuterin “cloud”, qytetin inteligjent, prodhimin inteligjent, inteligjencën artificiale dhe sektorë të tjerë thelbësorë për rritjen e ekonomisë digjitale, shtoi ai.

 

Gong Ke, ish-president i Federatës Botërore të Organizatave Inxhinierike, tha se arritja e një të ardhmeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme duhet të jetë objektivi i ekonomisë digjitale.

 

Shumë organizata ndërkombëtare, duke përfshirë Kombet e Bashkuara, Bankën Botërore dhe Organizatën Botërore të Tregtisë, kanë nisur programe në lidhje me qeverisjen e teknologjive digjitale, shtoi ai.

 

"Shkëputja dhe konfrontimi vetëm do të prishin përparimin global",- tha ai. Kombe të ndryshme duhet të rrisin bashkëpunimin në teknologji dhe qeverisjen e ekonomisë digjitale, në mënyrë që të mund të përdoret për të mirën e të gjithë njerëzimit.