Kina vlerëson bashkëpunimin e ngushtë me shtetet arabe
2022-12-02 18:48:07

foto/VCG

foto/VCG

Kina ka vlerësuar bashkëpunimin e saj të ngushtë dhe të gjithanshëm me shtetet arabe, në prag të samitit të parë dypalësh.

Në një raport mbi bashkëpunimin kino-arab në epokën e re të publikuar të enjten, Ministria kineze e Punëve të Jashtme hedh një vështrim mbi miqësinë tradicionale të Kinës me shtetet arabe. Raporti shtjellon me hollësi se çfarë është arritur në lidhjet ekonomike e tregtare dhe shkëmbimet njerëzore kino-arabe, duke theksuar mbështetjen e ndërsjellë të të dy palëve në çështjet lidhur me interesat thelbësore të tyre dhe qëndrimin e përbashkët në çështjet rajonale e ndërkombëtare.

Raporti, me më shumë se 15 000 fjalë, publikohet në prag të samitit të parë kino-arab, që është planifikuar të zhvillohet të premten e ardhshme në Arabinë Saudite.

Duke e cilësuar samitin si një gur kilometrik, Ministria kineze e Punëve të Jashtme shprehet në raport se Pekini do ta shfrytëzojë këtë veprimtari si një rast për të nxitur ndërtimin e bashkësisë kino-arabe me të ardhme të përbashkët në epokën e re, për të sjellë përfitime për të dy popujt, për të nxitur bashkimin e bashkëpunimin ndërmjet vendeve në zhvillim dhe për të ruajtur paqen e zhvillimin e botës. (Artan)