Kompanitë shumëkombëshe synojnë një bashkëpunim më të madh teknologjik me Kinën
2022-12-02 10:18:44

Ndërsa kompanitë shumëkombëshe gjithnjë e më shumë po shfaqin interes për bashkëpunimin teknologjik me Kinën, Ministria e Tregtisë është zotuar t’i mbështesë ato kur investojnë në sektorin e prodhimit të vendit. Ministria publikoi së fundi 15 masa specifike për të inkurajuar investimet e huaja prodhuese. Në Forumin e 4-të Botëror të Zhvillimit të Shkencës dhe Teknologjisë, i mbajtur në Chengdu, përfaqësues të kompanive shumëkombëshe shprehën interesin për të zgjeruar bashkëpunimin  në shkencë dhe teknologji.

 

VCG

VCG

Përfaqësuesit e kompanive shumëkombëshe, pjesëmarrëse në një forum në Kinë, kanë shprehur një vullnet të fortë për të zgjeruar bashkëpunimin me partnerët e tyre kinezë në shkencë dhe teknologji, në mënyrë që të shfrytëzojnë mundësitë e mëdha të ofruara nga përpjekjet për modernizimin e vendit.

 

Në Forumin e 4-të Botëror të Zhvillimit të Shkencës dhe Teknologjisë, i mbajtur në qytetin jugperëndimor kinez të Chengdu, pjesëmarrës nga mbi 20 vende dhe rajone u mblodhën “online” dhe “offline” për të diskutuar mbi inovacionin e teknologjisë shkencore dhe zhvillimin e qëndrueshëm në shkencat bazë, ndryshimet klimatike, ekonominë digjitale  dhe risinë e gjelbër.

 

 

Ky vit shënon 30-vjetorin e hyrjes së gjigantit amerikan të teknologjisë “Microsoft” në Kinë. Guan Zhen, këshilltari kryesor teknik i “Microsoft China” përmendi fillimin e “Microsoft Research Asia” (MSR Asia) në Kinë si një shembull të bashkëpunimit të fortë të kompanisë me Kinën.

 

“Microsoft Research Asia” me qendër në Pekin dhe Shangai është instituti më i madh kërkimor i kompanisë “Microsoft” jashtë Shteteve të Bashkuara. Në “MSR Asia”, ekspertë dhe studiues nga disiplina dhe prejardhje të ndryshme bashkëpunojnë për të zhvilluar teknologji revolucionare, tha Guan.

 

“Xi'an Janssen Pharmaceutical Ltd”, nën drejtimin e “Johnson & Johnson”, është një kompani farmaceutike që hyri në Kinë në vitet 1980. Laboratori i saj i kërkim – zhvillimit në Shangai ka zhvilluar ilaçe të reja për sëmundje të ndryshme, duke përfshirë hepatitin, kancerin e mushkërive dhe sëmundjet malinje hematologjike, përmes bashkëpunimit me burimet vendase të kërkim-zhvillimit në Kinë.

"Ne kemi përfituar shumë nga hyrja në Kinë",- tha Liu Jun, një ekzekutiv me “Xi'an Janssen”.

 

VCG

VCG

“Cushman & Wakefield”, një firmë komerciale e shërbimeve të pasurive të paluajtshme, ka ofruar shërbime këshillimi për shumë kompani shumëkombëshe në Kinë.

 

Wei Chaoying nga zyra e “Cushman & Wakefield” në Kinë, tha se kompania ka zhvendosur fokusin nga ndihma e kompanive shumëkombëshe në gjetjen e vendeve në eksplorimin proaktiv të shtigjeve të zhvillimit në Kinë.

 

“Inovacioni ynë synon të krijojë një ekologji të mirë për ndërmarrjet, tregun dhe qeverinë në Kinë”, - tha Wei.

 

“Rockwell Automation”, një kompani lider globale e automatizimit industrial, ka bërë biznes në Kinë për gati 40 vjet.

 

Chen Ye, nënkryetar i “Rockwell Automation (China) Co LTD”, ka dëshmuar përmirësimin e industrisë së prodhimit të Kinës në dekadat e fundit,  duke u bërë gjithnjë e më inteligjente dhe e automatizuar.

 

VCG

VCG

Promovimi i inovacionit në Kinë është mënyra e vetme për të përmbushur kërkesat e klientëve të nivelit të lartë në vend, tha Chen, duke shtuar se “Rockwell” ka bashkëpunuar me institucionet kërkimore kineze për të arritur një situatë të favorshme për klientët, institucionet kërkimore dhe kompanitë shumëkombëshe.

 

Kina ka përsëritur se nuk do të tërhiqet nga vendosmëria e saj për t'u hapur në një nivel më të lartë dhe ka mirëpritur kompanitë shumëkombëshe që të ndajnë përfitimet e zhvillimit të Kinës.

 

Në lëvizjen e fundit, Ministria e Tregtisë e Kinës u zotua të mbështesë më shumë kompanitë shumëkombëshe kur investojnë në sektorin e prodhimit të Kinës.

 

Investimet e huaja janë të rëndësishme për përmirësimet e prodhimit dhe integrimin e Kinës në zinxhirët globalë industrialë dhe të furnizimit, tha zëdhënësja e ministrisë, Shu Jueting, në një konferencë të rregullt për media.

 

Ministria publikoi së fundi dokumente politikash që përmbajnë 15 masa specifike për të inkurajuar investimet e huaja prodhuese, duke përfshirë trajtimin kombëtar pas themelimit dhe aksesin në shërbime më të mira financiare dhe mbështetje financiare.