Hekurudha Kinë-Laos ndihmon në zhvillimin e tregtisë Kinë-ASEAN
2022-12-02 21:13:25

foto/VCG

foto/VCG

Një tren i ngarkuar me 262 tonë tapiokë, një lloj niseshteje që nxirret nga bima e kasavës, hyri në portin hekurudhor Qingbaijiang të qytetit Chengdu të enjten, duke u bërë treni i 101-të i mallrave që kalon nëpër hekurudhën Kinë-Laos i trajtuar nga dogana e Qingbaijiang-ut që nga hapja e hekurudhës në dhjetor të vitit 2021.

Gjatë vitit të kaluar, zyra doganore e portit të brendshëm në metropolin Chengdu të Kinës Jugperëndimore ka mbikëqyrur 29 000 tonë mallra me një vlerë prej 110 milionë juanë (rreth 15.6 milionë dollarë).

Falë kushteve të tyre të veçanta klimatike, Laosi dhe vendet e tjera të Azisë Juglindore kanë zhvilluar eksporte bujqësore me cilësi të lartë, si tapioka. Pasi mësoi për kërkesat për produkte bujqësore importi nga ndërmarrjet vendase, kjo zyrë doganore ka optimizuar procedurat e zhdoganimit për produkte të tilla.

Këto përpjekje i kanë ndihmuar produktet nga Laosi dhe vendet e tjera të ASEAN-it të hyjnë në Kinë nëpërmjet hekurudhës Kinë-Laos, ndërkohë që kanë ndihmuar produktet kineze të shkojnë jashtë Kinës.

   Foto/CFP/CGTN

  Foto/CFP/CGTN

"Ne ofrojmë zhdoganim gjatë gjithë kohës në sistemin tonë të takimeve dhe dhënies në internet të certifikatës së inspektimit dhe karantinës së mallrave hyrëse, çka lidh pa probleme shqyrtimin e dokumenteve dhe inspektimin për të siguruar ‘vonesë zero’ në zhdoganimin e mallrave në hekurudhën Kinë-Laos,” tha Tao Jiansong nga departamenti i mbikëqyrjes doganore.

Nga janari deri në nëntor të këtij viti, zyra doganore inspektoi dhe lëshoi 54 kontingjente me 14 700 tonë tapiokë të importuar përmes hekurudhës Kinë-Laos, me vlerë rreth 46.58 milionë juanë.

"Më parë, shumica e tapiokës së importuar nga kompania jonë transportohej nga toka dhe deti, dhe për këtë duhej një muaj. Përveç kësaj, transporti detar ndikohej lehtësisht nga moti dhe elemente të tjera, kështu që koha mund të zgjatej," shprehet Sun Jianwei, president i grupit të zinxhirit të furnizimit “Goodchains”.

foto/VCG

foto/VCG

"Tani, funksionimi i qëndrueshëm i hekurudhës Kinë-Laos na ofron një mundësi logjistike më efikase. Transporti hekurudhor kërkon vetëm një të tretën e kohës së mëparshme," tha ai.

Për të përmirësuar efikasitetin e funksionimit të hekurudhës Kinë-Laos, dogana e Qingbaijiang-ut ka bashkëpunuar me doganat në kontenë Mengla në kufirin Kinë-Laos për të thjeshtuar procedurën e zhdoganimit, duke pakësuar më tej koston e logjistikës me rreth 200 juanë për kontejner dhe duke ulur koston e përgjithshme dhe kohën e zhdoganimit të importit.

Hekurudha Kinë-Laos shtrihet mbi 1000 kilometra, duke lidhur Kunming-un, kryeqendrën e provincës kineze Yunnan, me kryeqytetin laosian Vientianë.  (Fang Xiaoyu/Artan)