“Policia e teknologjisë” gjen mënyra të reja për të luftuar krimin
2022-12-01 10:28:24

Foto nga VCG

Policia e teknologjisë është një strukturë e re që përdor fuqinë e shkencës dhe teknologjisë për t'i shërbyer interesave të njerëzve dhe për t'i mbrojtur ata. Zhang, kapiteni i skuadrës së videos në degën e Tongzhou të Zyrës së Sigurisë Publike të Pekinit, shpjegon në një artikull të “China Daily” se njësi të tilla përdorin informacionin shkencor dhe teknologjik për të luftuar krimin, për të zgjidhur rastet dhe për të kërkuar të dhëna të fshehura në informacione komplekse.

Megjithëse pak njerëz kanë dëgjuar për “policinë e teknologjisë”, oficerët e skuadrës janë aty për njerëzit, duke mbajtur një sy në sigurinë e tyre nëpërmjet teknologjisë, tha Zhang Qi, kapiteni i skuadrës së videos në degën e Tongzhou të Zyrës së Sigurisë Publike të Pekinit.

40-vjeçari tha se njësi të tilla përdorin informacionin shkencor dhe teknologjik për të luftuar krimin, për të zgjidhur rastet dhe për të kërkuar të dhëna të fshehura në informacione komplekse.

Duke ëndërruar të bëhej oficer policie që nga fëmijëria, Zhang u pranua në Universitetin Popullor të Sigurisë Publike të Kinës në vitin 2003, duke u diplomuar në zbulimin e krimit nëpërmjet shkencave kompjuterike. Pas diplomimit në vitin 2007, ai iu bashkua Departamentit të Informacionit të Shkencës dhe Teknologjisë në degën Tongzhou.

Megjithatë, ai ishte si i hutuar në ditën e parë në punë kur u vu në krye të komunikimit bazë të rrjetit, gjë që ishte shumë larg idesë së tij për informacionin e shkencës dhe teknologjisë.

Komandat dhe struktura komplekse e shkëmbimit të rrjetit e hutuan atë, kështu që ai duhej të fillonte nga e para. Pas muajsh studimi dhe praktikë, ai fitoi një kuptim të plotë të punës.

“Gjithçka po ndryshon kaq shpejt në fushën time, saqë nëse nuk studion për një muaj, rrezikon të pushtohesh nga vala e teknologjisë që lëviz me shpejtësi”, tha ai.

Në vitin 2014, njësia filloi ndërtimin e stacioneve të komunitetit që fokusoheshin në informacionin e teknologjisë shkencore. Zhang udhëhoqi ekipin çdo ditë nëpër rrugë, fshatra dhe komunitete për të kuptuar punën e përditshme të stacioneve të policisë lokale dhe për të kuptuar përdorimin e shkencës dhe teknologjisë moderne.

“Metodat tradicionale nuk mund të merren më me zhvillimet moderne. Ne duhet të kemi një kuptim më të detajuar të punës aktuale të policisë në mënyrë që teknologjia jonë e informacionit t'i shërbejë mirë publikut”,- tha Zhang.

Ai dhe kolegët e tij ndërthurën gjithashtu përvojat e ish-oficerëve në modelin e të dhënave dhe kaluan rreth një muaj duke përfunduar ndërtimin bazë të 152 stacioneve të stilit të ri.

Në vitin 2015, Tongzhou u caktua si qendra e re administrative e Pekinit. Me Zhang që drejtonte punën, njësia e tij filloi të planifikonte se si të përdorte shkencën dhe teknologjinë për të mbështetur ndërtimin e përgjithshëm të qendrës qytetare.

Për të siguruar cilësi dhe efikasitet, Zhang dhe kolegët e tij punuan papushim për tre muaj për të përfunduar planifikimin, i cili ofroi mbështetje për zbatimin e më shumë se 30 projekteve shkencore dhe teknologjike në qendër.

Në vitin 2019, thellimi i reformës së sigurisë publike bëri që dega të krijojë një ekip për t'u fokusuar në aplikacionet inteligjente të policisë.

Oficerët, përfshirë Zhang, përmblodhën teknikat hetimore me zbatueshmëri të fortë në raste të ngjashme, ndërtuan një sistem matricë që mbulonte 42 lloje metodash hetimore dhe formula të rafinuara për hetimet e rasteve.

Ai tha se sistemi i policisë teknologjike është si një kompani moderne interneti, e cila nuk ka histori apo bagazhe për ta mbajtur atë. Ndërkohë, departamenti i sigurisë publike mund të përdorë mirë teknologjitë e avancuara për të përmirësuar efikasitetin e përpjekjeve për zgjidhjen e rasteve.

Gjatë përpunimit të çështjeve të gjata në pritje, ekipi kapi një të dyshuar i cili kishte qenë në arrati për 21 vjet, vetëm duke përdorur një fotografi të vjetër bardhezi.

Ata e gjetën foton teksa kërkuan një numër të madh materialesh historike, kështu që përdorën teknologjinë e re për të bërë një verifikim nëpërmjet 100 fotove të ngjashme.

Gjatë dy viteve të fundit, dega e Tongzhou ka ndihmuar në hetimin e më shumë se 3000 rasteve përmes shkencës dhe teknologjisë, duke integruar teknika të reja në procesin e tyre të trajtimit të çështjeve.

“Në punë time si oficer policie nuk mund të ketë një pushim të mirëfilltë, pasi duhet të jemi në punë 24 orë në ditë në rast zhvillimesh ose emergjencash”,- tha Zhang.

Në 15 vitet e tij në këtë pozicion, Zhang nuk e ka kaluar kurrë natën e Vitit të Ri në shtëpi. Por, shpërthimi i Covid-19 bëri që ai të qëndronte në postin e tij.

Në vetëm pak ditë, ai dhe kolegët e tij ndërtuan më shumë se 20 modele të të dhënave për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë dhe i aplikuan menjëherë në vijën e parë.

“Si policë të teknologjisë, ne përdorim fuqinë e shkencës dhe teknologjisë për t'i shërbyer interesave të njerëzve dhe për t'i mbrojtur ata”,- tha Zhang.