Ningxia shfrytëzon burimet e shkretëtirës për të realizuar zhvillimin e gjelbër
2022-12-01 10:32:09

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në Rajonin Autonom Ningxia Hui të Kinës veriperëndimore po promovohet energjia fotovoltaike e integruar me bujqësinë, duke transformuar mjedisin dhe jetën e vendasve. Zona të mëdha të shkretëtirës po gjelbërohen ngadalë dhe po bëhen tokë e punueshme, duke bërë që fermerët vendas të përfitojnë nga termocentralet e energjisë fotovoltaike ndërsa vazhdojnë aktivitetet e tyre bujqësore.

Në një hapësirë të madhe toke të shkretëtiruar, rreshtat e paneleve të energjisë fotovoltaike shkëlqejnë nën rrezet e diellit, me manaferrat goji të mbjella nën to.

Stacioni i energjisë fotovoltaike i integruar me bujqësinë në Baofeng po zhvillon një model që përdor zonën e shkretëtirës, me një sipërfaqe prej rreth 160.000 mu (rreth 10.667 hektarë) dhe rrezet e bollshme të diellit, ndërsa njëkohësisht inkurajon rritjen e të mbjellave të qëndrueshme.

Sistemi i dyfishtë i bujqësisë dhe energjisë së gjelbër promovohet në Rajonin Autonom Ningxia Hui të Kinës veriperëndimore, duke transformuar mjedisin dhe jetën e vendasve.

Si rezultat, zona të mëdha të shkretëtirës po gjelbërohen ngadalë dhe po bëhen tokë e punueshme, duke bërë që fermerët vendas të përfitojnë nga termocentralet e energjisë fotovoltaike ndërsa vazhdojnë aktivitetet e tyre bujqësore.

“Stacioni ynë prodhon 1.7 miliardë kWh energji elektrike të pastër çdo vit. Ai kursen 557.000 tonë qymyr dhe redukton emetimet e dyoksidit të karbonit me afro 1.7 milionë tonë”,- tha Wen Zhixue, zv.drejtor i “Ningxia Baofeng New Energy Technological Co., Ltd”.

Panelet e energjisë fotovoltaike janë në gjendje të thithin rrezet e diellit dhe të zvogëlojnë avullimin e tokës, duke kontribuar kështu në rregullimin ekologjik. Shkalla e mbulimit të vegjetacionit në zonë është rritur nga më pak se 30 për qind në 85 për qind, sipas Wen.

Projekti ka nevojë për një numër të madh punëtorësh që të kujdesen për bimët goji, të mbledhin fruta dhe të pastrojnë panelet. Bimët goji janë një specialitet në Ningxia dhe të famshme për vlerat e tyre ushqyese.

“Çdo vit, projekti ynë i energjisë fotovoltaike ofron punë të përkohshme për rreth 100.000 fermerë dhe ndihmon çdo familje të fitojë afro 40.000 juanë (rreth 5,700 dollarë amerikanë). Disa fermerë kanë punë të qëndrueshme pasi zotërojnë aftësitë teknike”,- tha Wen.

Gjatë dekadës së fundit, Ningxia ka përmirësuar vazhdimisht efikasitetin e përdorimit gjithëpërfshirës të burimeve të ndryshme si toka dhe energjia diellore, si dhe ka realizuar zhvillimin e koordinuar të prodhimit të energjisë fotovoltaike dhe rregullimit ekologjik.

Panelet e energjisë fotovoltaike në skajin jugor të shkretëtirës Tengger në pjesën perëndimore të Ningxia mbulojnë një sipërfaqe të madhe prej 4000 hektarësh. Këto panele konvertojnë vazhdimisht energjinë diellore në energji elektrike. Prodhimi vjetor prej 1.7 miliardë kWh i energjisë elektrike “green” jo vetëm që ndriçon zonën përreth, por transferohet edhe në pjesë të tjera të vendit.

Stacioni Qendror FV Nr. 1 Huaneng, i krijuar në vitin 2011, ndihmon gjithashtu në rregullimin dhe mbrojtjen ekologjike.

“Në fazën fillestare të ndërtimit, mjedisi ishte mjaft i keq dhe rriti koston e përgjithshme të ndërtimit. Pasi u ndërtua stacioni i energjisë fotovoltaike, shkretëtira u mbulua gradualisht me bimësi”,- tha Liu Mingchun, kreu i stacionit qendror të energjisë fotovoltaike në Huaneng.

Ndërkohë, një korridor i gjelbër me bimësi të gjallë shtrihet përgjatë skajit jugperëndimor të shkretëtirës së madhe Maowusu(Mao usu) në Ningxia lindore.

Gama spektakolare e kullave të transmetimit të tensionit të lartë është pjesë e programit të transmetimit të energjisë nga perëndimi në lindje të Kinës dhe kullat janë mbrojtur nga bimësia, kryesisht bari dhe shkurret, të cilat stabilizojnë rërën dhe reduktojnë dëmtimet e shkaktuara nga shkretëtira.

“Në të kaluarën, këtu ishte e gjitha rërë që lëvizte dhe ne nuk mund të hynim me makinë. Na duhej të ecnim pranë kullave dhe të patrullonim në shkretëtirë në këmbë”,- tha Bai Lu, punonjës i kompanisë elektrike “State Grid Ningxia Ultra-high”.

Për të përballuar sfidat, kompania nisi një fushatë në vitin 2012 për të stabilizuar dunat e rërës përgjatë linjave të transmetimit, duke punësuar mijëra vendas për të mbjellë fidanë për të rivendosur bimësinë nën kulla.

Në të njëjtën kohë, ndërtimi i një termocentralit fotovoltaik me një kapacitet të instaluar prej rreth 2 milionë kilovatësh është në lëvizje të plotë në buzë të shkretëtirës Maowusu.

Mega termocentrali i energjisë fotovoltaike do të jetë në gjendje të prodhojë 3.7 miliardë kWh energji elektrike për Kinën lindore çdo vit dhe të reduktojë emetimet e dyoksidit të karbonit me 3.1 milionë tonë në vit kur të vihet në funksionim të plotë vitin e ardhshëm.