Kinë: Veprimtaria e fabrikave në nëntor bie pas shtimit të rasteve të COVID
2022-12-01 15:42:34

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Veprimtaria e fabrikave në Kinë vazhdoi ritmin e ngadalësimit në nëntor, ndërsa rastet në rritje të COVID-19 u përhapën anembanë vendit, treguan të mërkurën të dhënat e fundit zyrtare.

Treguesi i menaxherëve të blerjes (PMI) për sektorin e prodhimit të Kinës u ul në 48 në nëntor, nga 49.2 që ishte në tetor, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave (NBS).

Një shifër mbi 50 tregon zgjerimin e veprimtarisë, ndërsa nën 50  tkurrje.

Kjo shënon vazhdim të uljes që nga shtatori.

"Si kërkesa, ashtu edhe prodhimi u ngadalësuan," tha Zhao Qinhe, një statistikan i lartë i NBS-së.

Për të rritur likuiditetin, Banka Popullore e Kinës, banka qendrore kineze, njoftoi të premten e kaluar se do të ulte normën e rezervës së detyruar, sasinë e parave që institucionet financiare duhet të mbajnë rezervë, me 25 pikë bazë, duke filluar nga 5 dhjetori.

Banka Popullore e Kinës tha se do të vijojë politikën e kujdesshme monetare dhe do të forcojë mbështetjen për ekonominë reale, duke shtuar se do të shmangë të ashtuquajturit stimuj "të ngjashëm me vërshimin".