Lopata e Murgut e Wudang-ut është një armë me vlera të shumëllojshme. Stili i saj u lejon praktikuesve që ta përdorin mbrojtjen si sulm dhe tërheqjen si përparim, qoftë shpejt ose ngadalë, duke ndërthurur fortësinë me butësinë.
Lopata e Murgut e Wudang-ut mund të përdoreshin për vetëmbrojtje ose në hapjen e rrugës/CGTN
Në kohët e lashta, taoistët shpesh mbanin gjatë udhëtimeve lopata, që mund të përdoreshin për vetëmbrojtje ose në hapjen e rrugës, prandaj, ato u quajtën edhe "lopata të përshtatshme".
Zhang Haoran, 22 vjeç, ka bërë stërvitje në malin Wudang, një zonë e shenjtë taoiste në Kinë, për tetë vjet. Lopata e Murgut e Wudang-ut është fokusi kryesor i tij. Kur arriti në klubin e wushu-së, Zhang nuk ishte mjaft i fortë. Për shkak se kjo lopatë është arma më e rëndë në këtë klub, me peshë prej mbi 4 kilogramësh, përdorimi i rregullt i saj mund të forcojë muskujt e poshtëm të trupit dhe të shtojë forcën e përgjithshme të trupit.
Pjesa më e vështirë e praktikimit të Lopatës së Murgut është pesha e saj/CGTN
Pjesa më e vështirë e praktikimit të Lopatës së Murgut është pesha e saj. Shumica e lëvizjeve bazë, si "nënshtrimi i dragoit" dhe "sundimi i tigrit", përfshin stërvitjet e goditjes së trupit të praktikuesit. Për shkak se kjo armë është e rëndë, praktikuesi mund ta kontrollojë vetëm me trupin e vet.
Zhang Haoran praktikon Lopatën e Murgut e Wudang-ut me një shkop/CGTN
Lopata e Murgut është e përbërë nga hekuri i mprehur në të dy anët. Zhang ishte veçanërisht i frikësuar nga lëvizja e rrotullimit të armës prapa kokës, veçanërisht kur ajo lëvizte shumë shpejt.
Për ta praktikuar mirë këtë lëvizje, një nxënës më i vjetër i dha një shkop si një mjet zëvendësues. Zhang arriti rezultat më të mirë dhe filloi të ushtrojë rrotullimet e shpejta.
CGTN
Mësuesi i Zhang-ut është shumë i rreptë me nxënësit e tij. Ai u kërkon atyre që të përdorin të gjitha forcat kur praktikojnë wushu-në. Në dimër, djemtë duhet të stërviten jashtë, me gjoks të zhveshur. Pas praktikimit, mjeshtri duhet të kontrollojë nëse ata kanë djersitur apo jo. Çdokënd që nuk ka djersitur ai e cilëson si njeri që rri duarkryq.
CGTN
Zhang Haoran beson se wushu-ja ka diçka të njëjtë me kaligrafinë dhe veglat frymore si flauti dhe një instrument muzikor kinez i quajtur xiao. Ato kërkojnë shumë orë praktikimi dhe mbajtje të një niveli të caktuar. Si kaligrafia, ekzistojnë rregulla për vijat. Është një përpjekje e gjatë dhe qëndrueshmëria është e rëndësishme. (Xu Guang)