Kina dhe BE-ja kanë formuar marrëdhënie të forta të bashkëjetesës ekonomike
2022-12-01 20:34:07


Kina u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me BE-në dhe është e përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella e për të ruajtur qëndrueshmërinë e zinxhirëve globalë të industrisë e të furnizimit dhe rregullat e rendin ekonomiko-tregtar ndërkombëtar. Kështu u shpreh të enjten në një konferencë për shtypin zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë të Kinës Shu Jueting. 

Foto: VCG

Foto: VCG

 “Në drejtimin politik të nivelit të lartë të të dy palëve, Kina dhe BE-ja kanë fomuar marrëdhënie të forta të bashkëjetesës ekonomike. Në dhjetë muajt e parë të këtij viti, vëllimi i tregtisë ndërmjet Kinës dhe BE-së ka arritur në 711.4 miliardë dollarë, duke u rritur 6.3 për qind. Kina mbetet partnerja më e madhe tregtare e BE-së, dhe BE-ja mbetet partnerja e dytë më e madhe tregtare e Kinës. Me rastin e ndërveprimit ndërmjet liderëve të të dy palëve, mbi bazën e respektit të ndërsjellë dhe të bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta, pala kineze është e gatshme të shfrytëzojë më tej potencialet e tregtisë e të investimeve dypalëshe, të zhvillojë bashkëpunim në nivel më të lartë dhe t’i japë ekonomisë botërore më shumë qëndrueshmëri e energji pozitive,” tha Shu.

Duke folur për Marrëveshjen e Investimeve Kinë-BE, zëdhënësja vuri në dukje: “Marrëveshja e Investimeve Kinë-BE është një marrëveshje e balancuar, në nivel të lartë e me përfitime të ndërsjella, dhe është në dobi të Kinës, të BE-së e të botës. Kina dhe BE-ja duhet të përpiqen së bashku për të promovuar nënshkrimin dhe hyrjen e marrëveshjes në fuqi, për të sjellë sa më shpejt përfitime për kompanitë dhe popujt e të dy vendeve.” (Li Huailiang/Artan)