Raportet financiare evidentojnë tërheqjen ndaj tregut kinez
2022-11-30 18:33:11

foto nga Xinhua

Një repart i “Volkswagen"-it në provincën Anhui të Kinës Lindore/ foto nga Xinhua

Tregu kinez ka dëshmuar se është një motor i besueshëm fitimi, shumë firma shumëkombëshe nuk mund të përballojnë të humbasin apo edhe të neglizhojnë në një kohë të vështirë, siç kanë zbuluar raportet e fundit financiare nga shumë marka të njohura botërore.

Nga automobilat te mallrat e konsumit, kompanitë shumëkombëshe si “BMW”, “Yum” dhe “L'Oreal” shënuan rritje të fuqishme të tregut në Kinë në tremujorin e tretë. Të ardhurat e korporatave u rritën pavarësisht përballjes me sfida të shumta, duke përfshirë pandeminë e vazhdueshme Covid-19, ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit, dobësimin e ndjenjës së konsumatorit dhe rritjen e kostove të prodhimit.

Për shumë prodhues makinash, Kina mbeti një burim i rëndësishëm i kërkesës gjatë tremujorit. “BMW Group” përmendi shitjet e forta në Kinë si një nga nxitësit e kompanisë pas një rritjeje në baza vjetore të të ardhurave të tremujorit të tretë me mbi një të tretën në gati 37.2 miliardë euro (38.77 miliardë dollarë).

“Në këtë sukses kontribuan çmimet solide për makinat e reja dhe të përdorura, një përzierje e favorshme e produkteve dhe, në veçanti, të ardhurat nga sipërmarrja e përbashkët kineze”,- bëri të ditur kompania në një njoftim për shtyp.

Shitjet e kompanisë ranë 0.9 për qind në 587.800 njësi krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, por biznesi i saj në Kinë ishte i fortë, me 5.7 për qind. Evropa, nga ana tjetër, pati një rënie prej 11.1 për qind në tremujor.

Një tjetër gjigant automobilistik, “Volkswagen Group”, pa një rimëkëmbje të përshpejtuar në Kinë, me një rritje prej 26 për qind në dërgesat në tremujor, sipas raportit financiar të kompanisë. Në veçanti, kërkesa rajonale për automjete elektrike vazhdoi të rritet dhe dërgesat u dyfishuan më shumë se nga fillimi i vitit deri më tani në 112.700 njësi.

Industria e hotelierisë ka qenë një nga më të goditurat nga pandemia. Megjithatë, të ardhurat totale të “Yum China” u rritën 11 për qind nga viti në vit në 2.68 miliardë dollarë dhe kompania hapi 239 filiale të reja në tremujorin e tretë, bëhet e ditur në raportin e saj financiar.

Me situatën e paqëndrueshme të pandemisë, shpërndarja vazhdoi të ishte një opsion i kërkuar, që kontribuoi afërsisht në 38 për qind të shitjeve në tremujor të kompanisë “KFC” dhe “Pizza Hut” në Kinë, një rritje prej 4 pikë përqindjeje nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, thuhet në raport.

Sipas raportit financiar të tremujorit të tretë të kompanisë shumëkombëshe të ushqimeve dhe pijeve “Danone”, divizionet e saj në Kinë, Azinë Veriore dhe Oqeani kanë shënuar një rritje të shitjeve nga viti në vit prej 6.8 për qind në tremujor. Në Kinë, shitjet e qumështit formulë për foshnja regjistruan rritje konkurruese mbi një bazë të lartë, ndërsa ushqimi i të rriturve dhe specialitetet pediatrike raportuan një tjetër rritje të jashtëzakonshme.

foto nga VCG

Pavijoni i  “L'Oreal Group” në Ekspozitën e 5-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës/ foto nga VCG

Gjiganti francez “L'Oreal Group” pa shitjet e tij në Kinë gjatë tremujorit të rriten me 20.5 për qind në vit në 27.94 miliardë euro. Për më tepër, kompania bëri të ditur se forcoi pozicionin e saj në tregtinë elektronike në Kinë, duke kryesuar renditjen në platformën e ndarjes së videove të shkurtra “TikTok”, me “L'Oreal Paris” që është numri një për kujdesin e lëkurës.

Duke parë tregun e madh dhe më të hapur të Kinës, mjedisin e përmirësuar të biznesit, zhvillimin me cilësi të lartë dhe rimëkëmbjen e qëndrueshme ekonomike, shumë kompani shumëkombëshe po dyfishojnë investimet e tyre në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Të dhënat nga Ministria kineze e Tregtisë treguan se investimet e huaja direkte në territorin kinez u rritën me 15.6 për qind nga viti në vit për të tejkaluar 1 trilion juanë (139.6 miliardë dollarë) në tre tremujorët e parë të vitit.

“Yum China” njoftoi në faqen e saj të internetit se synon të hapë afërsisht 1000 deri në 1200 dyqane të reja dhe të bëjë shpenzime kapitale prej 800 milionë deri në 1 miliard dollarë.

“Performanca e fortë e dyqaneve tona të reja na jep besimin për të hapur dyqane të tjera dhe fitimprurëse me një ritëm të fuqishëm”,- deklaroi drejtori ekzekutiv i kompanisë, Joey Wat.

Muajin e kaluar, “L'Oreal China” inauguroi dy projekte pioniere në Suzhou, në provincën Jiangsu, duke hedhur themelet e qendrës së saj të parë inteligjente direkte te konsumatori dhe duke njoftuar hapjen e fabrikës së re të bukurisë së shëndetshme.

Sipas një sondazhi të kryer nga Këshilli i Kinës për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare, kompanitë e financuara nga jashtë në vend mbeten optimiste për tregun kinez dhe flasin mirë për mjedisin e biznesit dhe politikat makroekonomike.

foto nga VCG

Një filiali i “Yum China” në Kinë/  foto nga VCG

Për të përshpejtuar ritmin e inovacionit në tregun kinez, njësia softuerike e Volkswagen-it “Cariad” ngriti një sipërmarrje të përbashkët me kompaninë kineze të teknologjisë “Horizon Robotics”, për të përshpejtuar zhvillimin rajonal të sistemeve të avancuara të asistencës në drejtim dhe sistemeve autonome të drejtimit për tregun kinez.

Së fundmi, autoritetet publikuan një sërë masash, duke përfshirë hapjen e më shumë sektorëve ndaj investimeve të huaja duke nxjerrë një katalog të ri të industrive për investime të huaja dhe duke lehtësuar reduktimin e listës negative për investimet e huaja për të transformuar politikat e hapjes në projekte konkrete.

“Mesazhet e fundit nga qeveria kineze për vazhdimin e tërheqjes së investimeve të huaja, zgjerimin e hapjes dhe nxitjen e inovacionit janë inkurajuese. Ne jemi optimistë për perspektivat afatmesme dhe afatgjata të tregut kinez”,- deklaroi Oliver Zipse, kryetar i Bordit të Menaxhimit të “BMW AG”, gjatë një interviste për “Xinhua”.

“Grupi BMW është i përkushtuar në mënyrë të palëkundur ndaj Kinës dhe do të vazhdojë partneritetet e tij fitimprurëse me kompanitë lokale”,- theksoi Zipse.