U zhvillua në Tiranë Panairi Ndërkombëtar AgroTech
2022-11-30 14:59:18

Foto:Facebook Autoriteti i Ushqimit

Përgjatë tri ditëve u zhvillua në Tiranë, Panairi Ndërkombëtar AgroTech-Agrikulturë-Livestok-Hortikulturë, ku morën pjesë në një stendë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në mbështetje nga Projekti për Siguri Ushqimore.  

Në një njoftim në “Facebook”, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri të ditur se ky panair ofroi një platformë komunikimi ndërmjet bizneseve kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare në sektorët e agropërpunimit, magazinimit, ambalazhimit, plehrave kimike, ushqimit organik dhe agroturizmit.  

Gjatë ditëve të panairit u diskutua me konsumatorë, biznese ushqimore dhe fermerë, duke i mbështetur dhe dhënë njohuri specifike për çështje si siguria ushqimore, etiketat e produkteve ushqimore, regjistrin e fermerëve, licencimet dhe përdorimi i produkteve të mbrojtjes së bimëve. (Elona)