Në 12 destinacione të ndryshme të kryeqytetit u zhvillua edicioni i dytë i “Tirana speaks Jazz”(TSJ). Tirana u shndërrua brenda një nate në kryeqytetin e muzikës xhaz me eventin më të madh në Shqipëri. Përgjatë datës 24 nëntor kryeqytetit iu bashkua “Tirana Speaks Jazz” me edicionin e dytë të saj dhe këtë herë në 12 lokacione të ndryshme brenda një nate.
Tirana speaks jazz
Me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe Creative Industries dhe nën kujdesin e kryebashkiakut të natës, Rezart Cenaj, i gjithë eventi u organizua në ambiente të hapura dhe të mbyllura. Ky i fundit bën të ditur detaje nga kjo veprimtari:
“TSJ në edicionin e saj të dytë solli me tepër pjesëmarrje, qoftë në artistë, qofte ne lokale ashtu edhe në dashamirës. Ne duam ta kthejmë në një traditë dhe një festival vjeshte që të mbledhë gjithë dashamirësit e kësaj rryme në Tiranë.”, u shpreh Cenaj
Sheshi Bukureshti përballë bar Hemingway dhe Fusha Ali Demi u shndërruan mbrëmjen e 24 nëntorit, në skena për koncertet me performanca live nga artistë dhe grupe të njohura si Andi Kongo, Jazz Quintet, Giliola and Band, Loré, Peter Pan Quartet dhe nga Besa Kaziu.
Tirana speaks jazz
“Aktiviteti ishte i ndarë në 13 lokacione. Sheshi Bukureshti përballë bar Hemingway, Fusha Ali Demi ku në mbrëmjen e 24 nëntorit u shndërruan në skena për koncerte me performanca live nga artistë dhe banda të njohura si dhe baret më të mira të kryeqytetit si Tribeca, Radio, Kino, Whiskey Bar, Rehat, Bufe, Baza, Illyrian Saloon, Të Du Ktu, Noor, Juliette që dhuruan argëtim për pjesëmarrësit me muzikë live dhe me DJ më të mirë në qarkullim.”, tha ai
“Tirana Speaks Jazz” erdhi në këtë edicion të dytë për të gjithë ata që dëshirojnë të shijojnë atë që xhazi sjell në muzikë.
“Muzika jazz ka pasur një ndjekje te larte ne Shqipëri, por ato qe kanë munguar kanë qenë organizimet.”
Eventit më të madh në Tiranë për muzikën xhaz iu bashkuan baret më të mira të kryeqytetit shqiptar, të cilët sollën argëtim për pjesëmarrësit me muzikë live dhe me DJ më të mirë shqiptarë.
Foto:Rezart Cenaj
“Andi Kongo, Jazz Quintet, Giliola and Band, Loré, Peter Pan Quartet, Besa Kaziu, DJ Bedi Pejani, dj Truman dhe shumë të tjerë. Ndër të tjera Cenaj jep detaje të këtij edicioni dhe pritshmëritë e zhvillimit të tij në të ardhmen
“Është edicioni i dytë. Vitin e kaluar ishte viti i testit, i provës, i cili kaloi me sukses. Shpresojmë ta kthejmë në një traditë dhe të rrisim përmasat. Ta kthejmë Tirana Speaks Jazz në një festival ndërkombëtar që të tërheqë dashamirës jo vetëm nga kryeqyteti, por edhe nga rajoni”, deklaroi organizatori i këtij aktiviteti kryeqytetas Rezart Cenaj.