Energjia e pastër, “Katar 2022” importon autobusë elektrikë nga Kina
2022-11-29 18:59:49

VCG

VCG

Në Katar po zhvillohet Kupa e Botës në futboll e vitit 2022. Në këtë veprimtari të madhe sportive, autobusët kinezë me energji të re kanë tërhequr vëmendje të gjerë. Katari është një vend me burime të pasura, si nafta dhe gazi natyror, por për mbështetjen e programit mjedisor, për herë të parë ka vënë në përdorim automjete me energji të re në aktivitete sportive. Kjo është po ashtu hera e parë që autobusët kinezë me energji të re përdoren në një aktivitet të madh sportiv ndërkombëtar.

 

“Para Kupës së Botës 2022, në Katar nuk kishte makina elektrike dhe automjetet me karburant kishin monopolin,” u shpreh menaxheri i kompanisë kineze “Yutong” në Lindjen e Mesme, Shen Hui. Në vitin 2020, “Yutong”-u fitoi tenderin për makinat e shërbimit në Kupën e Botës në Katar. Sipas marrëveshjes, në botërorin e vitit 2022, numri i makinave “Yutong” ka arritur 1 500, 888 prej të cilave janë elektrike. Ato ofrojnë shërbime për transportin publik gjatë Kupës së Botës, posaçërisht shërbime për udhëtimet e funksionarëve, gazetarëve dhe tifozëve për në stadiume.

 

Gan Shaoying është zv.menaxheri i degës së kompanisë “Yutong” në Katar. Ai u shpreh që arsyeja e parë pse “Yutong”-u fitoi tenderin për “Katar 2022” është që produktet e saj janë të besueshme nga ana teknike.

 

VCG

VCG

 “Yutong”-u dërgoi paraprakisht grupe pune në Katar për t’u njohur me gjendjen vendore, si klima, rrugët, zakonet e klientëve dhe ligjet e rregulloret vendore, në bazë të të cilave hartoi planet e projektimit dhe njëkohësisht bëri përmirësime dhe rregullime teknike për përshtatjen me temperaturat e larta dhe mjedisin me stuhi të shumta rëre. P. sh., në autobusë kjo kompani bërë rinovim të posaçëm në kondicionerët dhe bateritë, duke i pajisur me filtra mbrojtëse ndaj rërës dhe baltës. Kështu, autobusët “Yutong” në “Katar 2022” mund të përshtaten me mjedisin vendor dhe të ofrojnë udhëtime të qëndrueshme dhe efikase gjatë aktivitetit.

 

Përveç produkteve, shërbimet efikase janë gjithashtu një tjetër epërsi e “Yutong”-ut. Sipas zv.menaxherit Gan, kjo kompani ka hartuar projekte të posaçme për garantimin e shërbimeve të gjithanshme, si furnizimi i pjesëve të këmbimit, kontrolli i gjithanshëm, kontrolli ditor, eliminimi i problemeve teknike dhe reagimi i shpejtë ndaj problemeve urgjente, duke garantuar që të gjithë autobusët “Yutong” në “Katar 2022” të përmbushin standardin “zero probleme, zero aksidente, zero defekte, zero ankesa”.

 

VCG

VCG

Mësohet që, pas “Katar 2022”, të gjitha automjetet “Yutong” do të përdoren si pjesë e transportit publik në Katar dhe do të integrohen me rrjetin e transportit vendor.

 

Përveç produkteve konkrete, “Yutong”-u do të zhvillojë bashkëpunim të thellë strategjik me Katarin dhe, sipas planit, do të ndërtojë një uzinë automjetesh elektrike në Zonën e Tregtisë së Lirë në Katar. Për kompanitë kineze, kjo do të shërbejë si një kalim nga eksportimi i produkteve në eksportin e teknologjisë.

 

VCG

VCG

Në fakt, qysh nga viti 2012, eksporti i automjeteve kineze është futur në një rrugë të shpejtë dhe është bërë pika e re e rritjes e sektorit kinez të automjeteve. Krahas “Yutong”-ut, edhe ndërmarrjet e tjera të këtij sektori, si BYD dhe “Ankai”, po bëjnë përpjekje të pandërprera për eksportimin e produkteve dhe të teknologjisë, çka tregon arritjet e shpejta të këtij sektori në Kinë.

 

Të dhënat tregojnë që, në janar-gusht 2022, u eksportuan afro 30 mijë autobusë kinezë, 19.3 % më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një vlerë që i kaloi 1.4 miliardë dollarët amerikanë, me një rritje 29.8 %. Çmimi mesatar i një makine të eksportuar ishte 47.1 mijë dollarë, 3.7 mijë dollarë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021. Ndërsa eksporti i autobusëve me energji të re njohu rritje më të shpejtë. Në janar-gusht 2022, eksporti i autobusëve elektrikë shënoi rritje mbi 200 % dhe vëllimi i përgjithshëm i eksportit e kaloi nivelin e viteve 2020 e 2021 të marrë së bashku. (Jiang Lei)