Faza e dytë e COP15 është gati në përgjithësi, Kina do të bëjë çdo përpjekje për përfundimin e “Kornizës”
2022-11-29 14:25:00

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kohët e fundit, Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit e Kinës deklaroi se përgatitjet për fazën e dytë të takimit të 15-të të Konferencës së Palëve të Konventës për Diversitetin Biologjik (COP15) në përgjithësi kanë përfunduar. Sipas tij, Kina do të bëjë të gjitha përpjekjet për të nxitur përfundimin e "Kornizës globale të biodiversitetit pas 2020-s".

Në tetor të vitit të kaluar, u mbajt me sukses në Kunming të Kinës faza e parë e takimit të 15-të të Konferencës së Palëve të Konventës për Diversitetin Biologjik (COP15). Në atë takim u miratua Deklarata e Kunming-ut, duke i dhënë një shtysë të fortë politike procesit e qeverisjes globale të biodiversitetit. Nga data 7 deri më 19 dhjetor do të mbahet në Montreal të Kanadasë faza e dytë e takimit të 15-të të Konferencës së Palëve të Konventës për Diversitetin Biologjik (COP15), ku ndodhet Sekretariati i Konventës për Diversitetin Biologjik. Cui Shuhong, drejtor i Departamentit të Mbrojtjes së Natyrës e Ekologjisë të Ministrisë së Ekologjisë dhe Mjedisit, tha se Kina, gjatë kryesimit të COP15, do të vazhdojë të udhëheqë çështjet thelbësore dhe politike të konferencës. Kina pret miratimin e suksesshëm të një "Kornize globale të biodiversitetit pas 2020-s" ambicioze, pragmatike e të balancuar në fazën e dytë të takimit, gjë që ka qenë shumë e shumëpritur nga bashkësia ndërkombëtare për një kohë të gjatë. Kina shpreson gjithashtu se do të përcaktohen objektivat, do të qartësohen rrugët dhe do të hartohen planet për ruajtjen e ardhshme të biodiversitetit global.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mund të thuhet se rezultati më i rëndësishëm që pritet prej kësaj konference është arritja e "Kornizës globale të biodiversitetit pas 2020-s", qëllimi i së cilës është ndalimi i humbjes së diversitetit, arritja e harmonisë mes njeriut e natyrës dhe krijimi i bashkësisë globale të jetës në tokë, çka janë të shumëpritura nga bashkësia ndërkombëtare. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Që nga viti 2019, Kina, si vendi kryesues, ka luajtur një rol udhëheqës dhe bashkërendues për të promovuar procesin e ruajtjes së biodiversitetit global dhe për të përcaktuar synime e rrugë për fazën tjetër të qeverisjes globale të biodiversitetit. Raportohet se "Korniza" ka bërë përparim dhe struktura e përbërja thelbësore e saj në përgjithësi kanë marrë formë. Edhe pse ka ende shumë vështirësi dhe dallime në konsultime, të gjitha palët i kanë shprehur Kinës mbështetjen e tyre të fortë politike dhe besimin në procesin e negociatave dhe kryesimin e palës kineze. Kina gjithashtu do të vazhdojë të luajë rolin e vet si vend kryesues dhe do të bëjë të tëra përpjekjet për të promovuar procesin e negociatave, për të arritur një konsensus sa më të gjerë nga bashkësia ndërkombëtare dhe për të nxitur përfundimin e hartimit të "Kornizës". "