Ambasada e Kinës në Shqipëri uron për 110-vjetorin e Pavarësisë
2022-11-29 14:19:37

Foto:Postimi në llogarinë e rrjetit social të Ambasadës së Kinës në Shqipëri

Foto: Mesazh i postuar në llogarinë e rrjetit social të Ambasadës së Kinës në Shqipëri

Me rastin e 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada e Kinës në Tiranë uroi Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët për këtë ditë të shënuar.

Përmes një mesazhi në faqen zyrtare në “Facebook”, Ambasada e Kinës bën të ditur se presidenti kinez Xi Jinping dhe kryeministri kinez Li Keqiang u kanë përcjellë homologëve të tyre, presidentit shqiptar Bajram Begaj dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama urimet përkatëse.

“Ata u shprehën se Kina dhe Shqipëria gëzojnë miqësi tradicionale dhe një potencial të madh të bashkëpunimit. Pala kineze dëshiron të konsolidojë miqësinë dhe bashkëpunim me palën shqiptare për të çuar marrëdhënie kino-shqiptare në nivelin e ri. Ata i urojnë prosperitet Shqipërisë dhe lumturi shqiptarëve”,- shkruhet në mesazhin urues të Ambasadës së Kinës në Shqipëri. (Fatosi)