Kryediplomati kinez takon ambasadorin e ri rus, të dy palët kundër hegjemonisë njëpolare
2022-11-28 10:30:01

Foto: CGTN

Kina dhe Rusia shprehën të dielën në Pekin kundërshtimin e tyre të përbashkët ndaj hegjemonisë njëpolare, gjatë takimit të anëtarit të Këshillit të Shtetit dhe ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi me ambasadorin e ri rus në Kinë Igor Morgulov.

Wang tha se si Kina, ashtu edhe Rusia, janë të angazhuara për një botë shumëpolare, jo hegjemoni njëpolare, si edhe ndaj sistemit ndërkombëtar me Kombet e Bashkuara në qendër dhe rendit ndërkombëtar të mbështetur te ligji ndërkombëtar, jo te politika e forcës.

"Ky qëndrim është në anën e drejtë të historisë dhe në përputhje me prirjen e kohës," theksoi ai, duke shtuar se, si dy vende fqinje, Kina dhe Rusia duhet të thellojnë besimin strategjik dhe bashkëpunimin pragmatik, të çojnë më tej përpara partneritetin e koordinimit të gjithanshëm strategjik dypalësh dhe të ruajnë drejtësinë ndërkombëtare.

Të dy vendet duhet gjithashtu të mbrojnë paqen dhe stabilitetin e rajonit e të botës, tha ministri i Jashtëm kinez.

Igor Morgulovi u bëri jehonë komenteve të Wang-ut, duke vënë në dukje se Rusia është e vendosur që bashkë me Kinën të kundërshtojë hegjemoninë njëpolare dhe të ruajë rendin ndërkombëtar të mbështetur te ligji ndërkombëtar dhe Karta e OKB-së.

Morgulovi, ish-zv.ministër i jashtëm, u emërua ambasadori i ri i Rusisë në Kinë në shtator, në vend të Andrey Denisovit, përfaqësuesi diplomatik i Moskës në Pekin që nga viti 2013.

Wang Yi meets new Russian ambassador to China, says no to unipolar hegemony (Artan )