110-vjetori i Pavarësisë/ Tirana vishet kuqezi
2022-11-28 10:45:18

 (Foto: Facebook Erion Veliaj)

Kryetari i Bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar 110-vjetorin e Pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Veliaj shpreh bindjen se ditët më të mira janë përpara.

“Gëzuar 110-vjetorin e Pavarësisë Tiranë! Ditët më të mira i kemi përpara”, shkruan Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj ka postuar një foto ku tregohet Bashkia e Tiranës e mbuluar me flamurin kuqezi.

Po ashtu, edhe kryeqyteti shqiptar është veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar, për festat e nëntorit. (Fatosi)