Negociatat BE-Shqipëri në Bruksel, KPK: Thelbësor vijimi i reformës në drejtësi
2022-11-26 13:18:10

Negociatat BE Shqiperi ne Bruksel (Foto Rtsh)

Negociatat BE Shqiperi ne Bruksel (Foto Rtsh)

Në Bruksel u zhvillua takimi dypalësh Shqipëri-BE për Kapitullin 23, “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”, ku Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri një raportim mbi punën e vetingut deri tani në sistemin gjyqësor shqiptar.

KPK-ja u përfaqësua nga kryetarja Pamela Qirko, në delegacionin e drejtuar nga kryenegociatorja Majlinda Dhuka, si dhe nga zv.ministrja e Drejtësisë, Adea Pirdeni, në rolin e negociatores për kapitullin.

Gjatë raportimit për prokurorët e shkarkuar nga vetingu dhe ata që janë bërë pjesë e drejtësisë së re, KPK-ja bëri të ditur se po punohet që procesi i rivlerësimit të mbyllet brenda afateve kushtetuese dhe se deri në fund të vitit të përmbyllë 75% të listës së subjekteve të rivlerësimit, shkruan “RTSH”.

Sipas përllogaritjeve, nga lista me 805 subjekte, Komisionit i mbetet për të rivlerësuar edhe 220 subjekte, të cilat KPK-ja është angazhuar t’i përmbyllë deri në shtator 2024, për t’i dhënë mundësi Institucionit të Komisionerëve Publikë të ushtrojë të drejtën e ankimit brenda mandatit kushtetues.

Gjatë takimit dypalësh u vlerësua si thelbësor vijimi i reformës në sistemin e drejtësisë. (Irma)

Negociatat BE Shqiperi ne Bruksel (Foto Rtsh)

Negociatat BE Shqiperi ne Bruksel (Foto Rtsh)