Kina synon përparim në procesin e mbarështimit të kulturave
2022-11-25 11:23:47

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ushqen një të pestën e popullsisë së botës me vetëm 9 për qind të tokës bujqësore të Tokës, dy të tretat e të cilave janë të shpërndara nëpër rajonet e thata ose gjysmë të thata të vendit.

Kufizimet e bëjnë të vështirë për kultivuesit të rrisin prodhimin thjesht duke zgjeruar zonat e kultivimit. Teknologjia e modifikimit të gjeneve, e cila është komercializuar për më shumë se dy dekada, po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një mënyrë vendimtare për të trajtuar mungesat e ushqimit në mbarë botën. Për këtë arsye, Kina i ka dhënë përparësi mbarështimit të kulturave. 10 kompanitë kryesore të kulturave bujqësore  dhe blegtorale do të marrin mbështetje për të kryer kërkime të pavarura në 10 kultura kryesore,  me synimin për përmirësimin e llojeve të rëndësishme ushqimore.

Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale ka bërë të ditur se Kina po punon drejt më shumë përparimeve në procesin kërkimor mbi mbarështimin, pasi importuesi më i madh në botë i drithërave garon për të zhvilluar më shumë varietete të kultivuara në vend të kulturave bujqësore dhe bagëtive për të ushqyer 1.4 miliardë banorët e vendit.

Zëvendësministri Zhang Xingwang, në një panel me zyrtarë të sektorit të bujqësisë, pronarë biznesesh dhe studiues në Pekin, tha se më shumë politika do të përdoren për të tërhequr kapital për të financuar përpjekjet e mbarështimit të udhëhequra nga shteti, që përfshin gjithashtu kompanitë kryesore në vend të drithit, organet më të larta kërkimore dhe forca të tjera të mundshme joqeveritare, thuhet në një njoftim për media nga ministria.

“Kultivimi i llojeve më të mira të ushqimit duhet të përshpejtohet dhe siguria ushqimore e Kinës duhet të arrihet duke përdorur farat tona”, citohet zëvendësministri.

10 kompanitë kryesore të kulturave bujqësore  dhe blegtorale do të marrin mbështetje për të kryer kërkime të pavarura për të rritur konkurrencën, me shpresën se nga efekti i tyre do të përfitojë e gjithë industria. Përpjekjet kërkimore do të përqendrohen në 10 kultura kryesore bujqësore dhe blegtorale dhe do të synojnë përmirësimin e llojeve të rëndësishme ushqimore, si orizi, gruri, soja dhe derri, në mënyrë që pavarësia teknologjike dhe kontrolli mbi burimin e farave dhe bagëtisë të mund të forcohet.

Ministria do të mbështesë gjithashtu kërkimin në 64 specialitete lokale për të përmbushur nevojat e konsumatorëve kinezë.

Zhang u kërkoi të pranishmëve, të cilët përfshinin përfaqësues nga Akademia Kineze e Shkencave Bujqësore, Banka e Zhvillimit Bujqësor të Kinës dhe “CITIC Group”, e cila zotëron një kompani farash, t'i kushtojnë rëndësi të madhe detyrës.

Vendi synon të fuqizojë industrinë e farave dhe do të mbështesë zhvillimin e shkencës, teknologjisë dhe pajisjeve bujqësore.

Prodhimi i orizit në Kinë për njësi është 70 për qind më i lartë se mesatarja globale dhe numri për grurin është rreth 1.7 herë më i lartë se ai i eksportuesve kryesorë, si Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.

Por Kina ende mbështetet në kulturat e importuara për të rritur prodhimin për ushqime të caktuara, të tilla si misri dhe soja, prodhimi i të cilave për njësi është rreth 60 për qind e atij në SHBA. Llojet e lopëve të rritura në Kinë prodhojnë vetëm 70 për qind të qumështit që prodhojnë lopët  në vendet e tjera.

Kina ushqen një të pestën e popullsisë së botës me vetëm 9 për qind të tokës bujqësore të Tokës, dy të tretat e të cilave janë të shpërndara nëpër rajonet e thata ose gjysmë të thata të vendit.

Kufizimet e bëjnë të vështirë për kultivuesit të rrisin prodhimin thjesht duke zgjeruar zonat e kultivimit.

Teknologjia e modifikimit të gjeneve, e cila është komercializuar për më shumë se dy dekada, po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një mënyrë vendimtare për të trajtuar mungesat e ushqimit në mbarë botën.

Një koment i publikuar nga “Guangming Daily” nënvizonte: "Industrializimi i mbarështimit biologjik do të jetë një zgjedhje e rëndësishme strategjike për të përmirësuar kapacitetin e furnizimit të ushqimit të kafshëve dhe grurit".

Kërkesa e Kinës për ushqim ishte 697 milionë tonë metrikë në vitin 2020, sipas një vlerësimi të Bankës Botërore.

Raporti i Zhvillimit të Sektorit të Bujqësisë në Kinë ka parashikuar që shifra të arrijë mbi 896 milionë tonë deri në vitin 2035.