Xi Jinping-u takon homologun kuban, zotohet për miqësi afatgjatë mes dy vendeve
2022-11-25 20:50:14

Presidenti i Kinës Xi Jinping u zotua për miqësi afatgjatë të vendit të vet me Kubën, "pavarësisht se si ndryshon situata ndërkombëtare", gjatë takimit që pati me presidentin kuban Miguel Diaz-Canel Bermudez të premten në Pekin. 

foto/Xinhua

foto/Xinhua

"Vendosmëria e Kinës për të mbështetur Kubën në rrugën e socializmit nuk do të ndryshojë. Vullneti i Kinës për të punuar me Kubën për të mbrojtur drejtësinë ndërkombëtare dhe për të kundërshtuar hegjemonizmin dhe politikën e forcën gjithashtu nuk do të ndryshojë," tha Xi Jinping-u gjatë bisedimeve dypalëshe.

foto/Xinhua

foto/Xinhua

Kuba është vendi i parë në hemisferën perëndimore që vendosi marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës, u shpreh presidenti Xi, duke vënë në dukje se lidhjet dypalëshe janë bërë shembull i solidaritetit e bashkëpunimit ndërmjet vendeve socialiste dhe i ndihmës së sinqertë të ndërsjellë mes vendeve në zhvillim.

Xi shtoi se Kina do të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri Kubën në mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe në kundërshtimin e ndërhyrjeve e të bllokadës së jashtme, duke u shprehur se Kina është e gatshme të punojë me Kubën për të zbatuar Nismën e Zhvillimit Global dhe Nismën e Sigurisë Globale dhe për të promovuar së bashku paqen e zhvillimin botëror.

foto/Xinhua

foto/Xinhua

Nga ana e tij, Diaz-Canel fillimisht theksoi se zhvillimi i lidhjeve me Kinën është një ndër parimet e rëndësishme diplomatike të Kubës.

Ai tha se vendi i tij mbështet me vendosmëri parimin e “Një Kine” dhe ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë” me cilësi të lartë. Ai shprehu përkrahjen e Kubës për Nismën e Zhvillimit Global dhe Nismën e Sigurisë Globale.  (Fang Xiaoyu/Artan)