Panairi tregtar forcon bashkëpunimin mes Kinës dhe vendeve të Azisë Jugore
2022-11-25 10:44:14

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ekspozita e 6-të Kinë-Azia Jugore dhe Panairi i 26-të i importit dhe eksportit të Kunming të Kinës u mbajtën në 19 deri më 22 nëntor në Kunming, kryeqendra e provincës Yunnan të Kinës Jugperëndimore.

Në këtë aktivitet morën pjesë ekspozues nga 80 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare. Në ceremoninë e nënshkrimit të projekteve të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar të dielën u nënshkruan gjithsej 169 projekte investimi të kontraktuara, që përfshijnë 12 industri kryesore të provincës, me vlerën e kombinuar që kalon 400 miliardë juanë (rreth 55.8 miliardë dollarë amerikanë).

Transmetimi i drejtpërdrejtë, si një mjet marketingu, jo vetëm që është zhvilluar me shpejtësi në Kinë vitet e fundit, por gjithashtu ka fituar popullaritet të jashtëzakonshëm në vendet e Azisë Jugore dhe Juglindore.

Ekspozita e 6-të Kinë-Azia Jugore dhe Panairi i 26-të i importit dhe eksportit të Kunming të Kinës, mbajtur nga 19 deri më 22 nëntor në Kunming, kryeqendra e provincës Yunnan të Kinës Jugperëndimore, u lejuan ekspozuesve të shfrytëzonin fuqinë e tregtisë elektronike ndërsa shfaqnin produktet e tyre përmes transmetimit të drejtpërdrejtë dhe negociatave të zhvilluara në internet.

Veprimtaria katërditore me temë "Mundësi të reja për zhvillim të ri" pa pjesëmarrjen e ekspozuesve nga 80 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare.

Me një sipërfaqe prej mbi 130,000 metrash katrorë, ekspozita paraqiste 13 pavijone, tetë prej të cilave ishin salla ekspozite profesionale që mbulonin fusha të tilla si energjia e gjelbër, bujqësia moderne e pllajave, prodhimi i avancuar, turizmi dhe kultura.

"Me ngritjen se sallave profesionale të ekspozitës ne synojmë të ndihmojmë rrjedhën e lirë të elementeve kryesore, si kapitali, mallrat dhe shkenca dhe teknologjia",- tha Li Chenyang, zëvendësdrejtor i komitetit ekzekutiv të ekspozitës së këtij viti.

Në ceremoninë e nënshkrimit të projekteve të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar të dielën u nënshkruan gjithsej 169 projekte investimi të kontraktuara, që përfshijnë 12 industri kryesore të provincës, me vlerën e kombinuar që kalon 400 miliardë juanë (rreth 55.8 miliardë dollarë amerikanë).

Pavarësisht pengesave të shkaktuara nga pandemia e Covid 19, Kina ka përmirësuar marrëdhëniet e saj tregtare me vendet e Azisë Jugore, me vëllimin e tregtisë që u rrit me më shumë se 50 miliardë dollarë në vitin 2021 krahasuar me nivelin para pandemisë në 2019-n, gati dyfishi i nivelit të një dekade më parë, tha ndihmësministri i Jashtëm kinez Wu Jianghao.

Veçanërisht, në 10 muajt e parë të këtij viti, vëllimi i tregtisë Kinë-Indi arriti në 114 miliardë dollarë, sipas Administratës së Përgjithshme të Doganave të Kinës.

Rajeev Singh, drejtor i përgjithshëm i Dhomës Indiane të Tregtisë, tha se shuma e investimeve të ndërsjella mund të zgjerohet ende pasi lidhjet tregtare midis Indisë dhe Kinës po thellohen dhe tregtia dypalëshe tejkaloi 100 miliardë dollarë për herë të parë në vitin 2021.

Një model i ngjashëm mund të shihet midis Kinës dhe Bangladeshit. Vëllimi i tregtisë dypalëshe u rikuperua në 21.4 miliardë dollarë nga janari në shtator, një rritje prej 21.2 për qind nga viti në vit, sipas Li Jiming, ambasadorit kinez në Bangladesh.

"Në shtator, Kina ofroi trajtim me tarifa zero për 98 për qind të artikujve të tatueshëm nga Bangladeshi, duke lejuar Bangladeshin të zgjerojë eksportin e tij në Kinë",- tha Li duke iu drejtuar aktivitetit përmes videos. 

MUNDËSI PËR TË GJITHË

Me lulëzimin e tregtisë midis Kinës dhe vendeve të Azisë Jugore, shkëmbimi i njerëzve gjithashtu u përshpejtua gjatë viteve. Aktualisht, ka mbi 2,000 studentë ndërkombëtarë nga këto vende në Yunnan.

Zeeshan Shafiq, i cili u transferua në Yunnan nga Pakistani në vitin 2019 për të ndjekur studimet e doktoraturës në inxhinieri transporti, beson se ka mundësi dhe perspektiva zhvillimi në Kinë.

“Gjithmonë mezi prisja të vizitoja Kinën”,- tha Shafiq. “Aplikova menjëherë për bursën e qeverisë kineze pasi mora titullin master”.

Wang Yubo, guvernatori i Yunnan, tha se provinca po bëhet një platformë e rëndësishme për të promovuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin midis Kinës dhe vendeve të Azisë Jugore falë nismës “Një brez, një rrugë”.

"Kina dhe vendet e Azisë Jugore po përparojnë në kursin e zhvillimit ekonomik dhe po përballen me detyrën e përbashkët për të përmirësuar jetesën e njerëzve",- tha Jiang Jiang, nënkryetar i Shoqatës Popullore Kineze për Miqësinë me Vendet e Huaja.

Që nga ekspozita e parë Kinë-Azia Jugore në vitin 2013, sipas të dhënave zyrtare janë nënshkruar 2770 projekte vendase dhe të huaja.

Produkte të specializuara, si orizi jasemin i Tajlandës dhe ushqime të shpejta  nga Vietnami kanë pasur mundësinë të promovohen në ekspozitë.

Anura, një tregtar çaji nga Sri Lanka, është angazhuar në biznesin e çajit për 18 vjet. Ai ka marrë pjesë në çdo edicion të ekspozitës.

"Unë mendoj se ngjarjet ndërkombëtare si ekspozita Kinë-Azia Jugore do të na sjellin një platformë më të madhe dhe më shumë mundësi",- tha Anura.