Vjeshta në fshatin Liu Jiatang/ foto nga VCG
Në vjeshtë, atmosfera e fshatit Liu Jiatang është e mbushur plot me erë pishe, ndërsa vizitorët nga qytetet aty pranë shëtisin ngadalë në mes të pyllit të pishave. Fshati Liu Jiatang ndodhet në kontenë Jian të provincës Zhejiang të Kinës Lindore. Në vitin 2008, në kontenë Jian nisi Plani i "Bukurisë së Fshtrave", ndërsa Liu Jiatang u bë pjesë e këtij plani. Dhjetë vite më vonë, ky fshat malor u bë shembulli i fshatrave të bukur dhe u përfshi në listën kombëtare të fshatrave të qytetërimit. Ai u vlerësua edhe si shembulli i zhvillimit të gjelbër të provincës Zhejiang.
"Fshati bëhet edhe më i gjelbër dhe i bukur, por si mund të shndërrohet 'bukuria' në 'pasuri'? Gjetëm tre metoda efektive," - tregon përgjegjësi i fshatit Chu Xuesong. "Që do të thotë shndërrimi i tërë fshatit në një pikë të madhe turistike, krijimi i një marke të turizmit rural dhe kërkimi i një partneri biznesi për nxitjen e të ardhurave të fshatarëve."
Pylli i pishave në fshatin Liu Jiatang/ foto nga VCG
Brenda dy vitesh në këtë fshat u ndërtuan me radhë, sheshi i gjelbër, parku tematik i jetës së ngadaltë, zona e dëfrimit pranë rezervuarit, ishulli Shating, ara me seleniumin e pasur etj. Një rrugë unaze rreth fshatit i lidh të gjitha këto parqe dhe pika turistike, duke formuar zonën e madhe turistike të fshatit Liu Jiatang. Gjatë kohës së ndërtimit të zonës turistike, fshati inkurajoi dhe fermerët të krijojnë bujtina, në mënyrë që turistët të mund të qëndrojnë në fshat pas argëtimit.
Bujtina e fermerit Qiu Jianguo gjendet pikërisht pranë rezervuarit. Vetëm gjatë tre muajve të parë pas hapjes, ai ka pritur plot 500 turistë. "Jam marrë me biznesin e karrigeve rrotulluese në provincën Shandong për 15 vite. Por tani, mund të kem përfitime në vendlindjen time dhe s'kam nevojë të punoj jashtë." Sot gjithnjë e më shumë fermerë të fshatit po transformojnë shtëpitë e tyre në bujtina për të pritur turistët.
Një turiste në fshatin Liu Jiatang/ foto nga VCG
Ishin gati zona turistike, por si të formohej marka e turizmit rural? Fshati Liu Jiatang mendoi për kulturën. Kush është qëllimi i turizmit të qytetarëve në fshat? Vetëm për ngadalësimin e ritmit të jetës dhe zbutjen e emocioneve. Kështu, fshati Liu Jiatang përcaktoi figurën e kërmillit, i cili simbolizon jetën e ngadalshtë si markën e tij të turizmit rural dhe vendosi të formonte "fshatin kërmill". Skulpturat simpatike të kërmillit duken kudo në fshat, ndërkohë që u importuan lloje të ndryshme kërmijsh edhe nga mjaft krahina të tjera vendit. Në pranverë, turistët nga qytetet përreth mund të bëjnë shëtitje në pyllin e bambusë dhe të gërmojnë sythat e tyre, në verë mund të ushtrojnë punë bujqësore në fermë, ndërsa në vjeshtë mund të shijojnë bukurinë e pishave në mal. "Ndjej kënaqësi për këto interesa të veçanta rurale këtu. Shkrihemi me natyrën dhe ngadalësojmë ritmin e jetës," - thotë Chang Meili, një turiste nga qyteti Hangzhou që vizitoi fshatin Liu Jiatang për herë të parë. "Herën tjetër, do të vij së bashku me miqtë e mi."
Buzë digës së rezervuarit në fshatin Liu Jiatang gjenden arat e rregullta, ku janë mbjellur plot perime. Arat i përkasin fermës "Heyimen", një projekt i realizuar së bashku me një kompani në Hangzhou. Sipas Chu Xuesong-ut, përgjegjësit të fshatit Liu Jiatang, kjo kompani është partnere e fshatit. Qytetarët mund të marrin me qira një arë në fermën "Heyimen" për të shijuar kulturat e ndryshme bujqësore. Tani toka e fermës prej 20 hektarësh ndahet në 6 mijë njësi dhe shumica prej tyre janë marrë me qira. Krahas kësaj ferme, fshati Liu Jiatang ka dhe partnerë të tjerë, si për riprodhimin e gjelit të detit, të kërmillit etj.
Rezervuari në fshatin Liu JIatang/ foto nga "People's Daily"
Gjatë dekadës së fundit të ardhurat e fermerëve dhe të ekonomisë kolektive të fshatit Liu Jiatang janë shumëfishuar. Në vitin 2013 të ardhurat e ekonomisë kolektive ishin vetëm 200 mijë juanë, ndërsa në vitin 2020, plot 3 milionë juanë. Në këtë drejtim, turizmi rural ka dhënë një kontribut të madh. Ndërkohë, të ardhurat vjetore për frymë të fermerëve kanë kaluar nga 20 mijë juanë, në 48 mijë.
"Të ardhurat e fermerëve janë plotësuar gradualisht, por kjo nuk mjafton. Duhet të pasurojmë dhe jetën e tyre shpirtërore." - shton Chu Xuesong. Gjatë këtyre viteve në fshat janë ndërtuar me radhë, salla kulturore, qendra e fqinjësisë së lumtur, qendra e përkujdesjes ndaj të moshuarve dhe fëmijëve, të cilat do të pasurojnë më tej jetën kulturore të fermerëve. (Wang Lei/ Laçi)