Avioni kinez “C919” pritet të nisë funksionimin komercial në gjysmën e parë të vitit 2023
2022-11-25 15:34:28

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kompania ajrore “China Eastern Airlines” (CEA) pritet ta vërë avionin e parë të udhëtarëve të prodhuar në Kinë “C919” në funksionim komercial vitin e ardhshëm.

Sipas Wang Jian, sekretari i bordit i CEA-s, “C919” i parë parashikohet të futet në funksionim në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm pas përmbushjes së kërkesave të organit rregullator të aviacionit të vendit, Administratës së Aviacionit Civil të Kinës (CAAC).

“C919” i parë do t'i dorëzohet CEA-s brenda fundit të këtij viti dhe pjesa tjetër në një ose dy vjetët e ardhshëm, bazuar në planin e prodhimit dhe dorëzimit të kompanisë furnizuese, shtoi Wang.

Projekti i zhvillimit i Korporatës së Avionëve Komercialë të Kinës (COMAC) u miratua në vitin 2007. “C919”, një aeroplan me trup të ngushtë me një korridor kalimi të udhëtarëve, është projektuar për të konkurruar me tipat “737” të “Boeing”-ut e “A320” të “Airbus”-it.

Prodhimi i prototipit të parë filloi në dhjetor të vitit 2011 dhe përfundoi më 2015. Avioni e bëri fluturimin e vet të parë të suksesshëm në maj 2017.

CEA nënshkroi një kontratë për të blerë pesë “C919” në mars 2021, që shënon marrëveshjen e parë komerciale për avionin.

Pas disa raundesh fluturimi, “C919” mori një certifikatë të sigurisë për fluturim nga CAAC-i këtë shtator. (Artan)