Hangzhou: Hapet Festivali Ndërkombëtar i Animacionit i Kinës
2022-11-25 11:54:58

foto nga VCG

foto nga VCG

Festivali i 18-të Ndërkombëtar i Animacionit i Kinës u hap të enjten në kryeqendrën e provincës Zhejiang Hangzhou. Rreth temës "Epoka e re e begatisë së përbashkët - E ardhmja e krijuar nga animacioni", gjatë festivalit do të zhvillohen 24 aktivitete, përfshirë ekspozita, forume, konkurse etj.

Në forumin e nivelit të lartë mbi industrinë e animacionit, Hangzhou shpalli planin e shndërrimit në "kryeqendër ndërkombëtare të animacionit" dhe "qytet të famshëm të sporteve elektronike".

Në Ekspozitën e Industrisë së Animacionit u shfaqën një sërë veprash të animuara, si ato të përpunuara në bazë të tregimeve historike "Kontrolli i përmbytjeve nga mbreti Yu", "Lundrimi i Zhenghe-së në Oqeanin Indian", por edhe "Ëndrra e pasurimit të përbashkët e fshatit Xiajiang", ku rrëfehet historia e të rinjve të kthyer në fshat në përpjekje për pasurim të përbashkët, duke shfrytëzuar burimet ekologjike dhe duke kapërcyer vështirësitë. (Wang Lei/ Artan)