Kryeqyteti Europian i Rinisë 2025, Tirana i dorëzon titullin qytetit ukrainas Lviv
2022-11-25 16:39:10

Tirana i dorëzon titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë” për vitin 2025 qytetit ukrainas Lvivi, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në kryeqytetin shqiptar.

Gjatë këtij viti në Tiranë u zhvilluan mbi 1000 aktivitete për të rinjtë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa ndau përvojën si drejtues i qytetit që mbajti titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, tha se gjatë këtij viti u ndërtuan biblioteka të reja, për qendrat rinore, terrene sportive, përcjell “RTSH”.

“Arritja e vërtetë e vitit të Rinisë, e Tiranës Kryeqytet Europian i Rinisë, ka qenë ndërtimi i një katedraleje të zemrave tona, të mendjeve tona dhe të qëllimeve tona si europianë, si njerëz që punojnë bashkë, fitojnë bashkë, përparojnë bashkë dhe janë krenarë për njëri-tjetrin, fqinjët e shokët e tyre të rinj”, tha Veliaj.

Katër ishin qytetet finaliste për titullin e Kryeqytetit të ardhshëm Europian të Rinisë: Izmiri, Fuenlabrada, Tromso dhe Lvivi. (Irma)