INSTAT: Importet e drithërave u ulën me 27%
2022-11-25 14:48:36

Skemat e mbështetjes në bujqësi, veçanërisht ajo e naftës pa taksa dhe e grurit, kanë ndikuar në rritjen e prodhimit vendas të drithërave.

Shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se importet e drithërave në sasi shënuan rënie të fortë gjatë periudhës janar-tetor 2022.

Sipas INSTAT-it, gjatë 10-mujorit u importuan rreth 193 mijë tonë drithëra, nga më shumë se 266 mijë tonë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me rënie 27.4%.

Ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural shprehen se skemat e subvencionimit kanë mbështetur rritjen e prodhimit vendas dhe aq më shumë së fundi prodhimin e drithërave nga frika e bllokimit të furnizimeve prej konfliktit në Ukrainë.  (Irma)