Qeveria: Investoni në bono thesari dhe obligacione, nuk ka rrezik
2022-11-24 11:34:29


Qeveria shqiptare i ka bërë thirrje qytetarëve që të investojnë në bonot e thesarit dhe obligacione, si një mundësi për të rritur përfitimet e tyre. Në fjalën e saj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina  Ibrahimaj theksoi se investimi në këto tituj të qeverisë shqiptare aktualisht sjell përfitime më të larta se sa një vit më parë, për shkak të rritjes së normave të interesit, në një kohë që risku i investimit praktikisht është zero, pasi janë tituj që emetohen nga dhe garantohen nga qeveria shqiptare. Banka e Shqipërisë ka hapur sportele në disa qytetete të vendit, ku qytetarët mund të marrin informacion të detajuar për bonot e thesarit dhe obligacionet, procedurat që ndiqen për të investuar në to si dhe për përfitimet konkrete

“Kjo është dhe arsyeja dhe qëllimi i kësaj konference që të ndalojmë një moment dhe të flasim për sesi ne mund të ndërgjegjësojmë më mirë popullatën tonë dhe më në detaj individët për të investuar në tituj qeveritar. Është një temë, e cila nuk është prekur shumë gjatë kohëve të fundit në fakt gjatë 10-vjecarit të fundit, duke qenë se që prej prillit të vitit 2014 normat e interesit, në norma bazë të interesit të bankës qendrore nuk ka qenë më në nivelin që është sot. Pra, 2.75%. ne kemi folur shumë gjatë këtij viti për rritjen e cmimit të energjisë elektrike, për rritjet e inflacionit të cilat kanë rekur popullatën tonë dhe për të gjitha masat që qeveria ka marrë me qëllim ndikimin e ekonomisë shqiptare në mënyrë që ndikimi i luftës të ishte sa më i vogël në ekonominë tonë, por nuk kemi prekur një element shumë të rëndësishëm, elementin e normave të interesit” ka theksuar ministrja

Ajo tha se po punohet për hartimin e strategjie kombëtare për edukimin financiar të popullatës, me fokus te të rinjtë, duke synuar rritjen e kulturës financiare dhe asaj të menaxhimit të parasë.

“Që prej fillimit të luftës në fakt në të gjithë botën bankat qendrore, duke filluar që nga Banka Qendrore e SHBA, pra Rezerva  Federale e ndjekur nga banka të tjera qendrore, së fundmi dhe Banka Qendrore Evropiane filluan të rrisin normat bazë të interesit duke ndikuar normat e të gjithë sistemit financiar. Kështu dhe Banka e Shqipërisë që prej fillimit të vitit në mënyrë të përsëritur ka rritur normat. Në fillim të vitit Banka e Shqipërisë kishte një normë bazë 0.51% ndërkohë që sot  është 2.75% dhe kjo ka bërë që në zinxhirë të rriten dhe normat e titujve qeveritarë. Në fakt arsyeja pra që jemi sot këtu dhe që jemi mbledhur të flasim për nxitjen e individëve për të investuar në tituj qeveritarë është pikërisht kjo, pasi përfitueshmëria e investimit në këto tituj duke qenë se normat janë rritur në mënyrë ëksponenciale do thoja është shumë më e lartë sot sec ishte një vit më parë. “- theksoi Ibrahimaj.

Sipas ministres, në situatën e krijuar me normat e interesit, kjo është një mundësi e mirë për të rritur përfitimet.

“Individët kanë sot një mundësi investimi i cili ka kthime shumë më të larta se mundësi të tjera investimi që mund të ekzistojnë nëpër tregje dhe kanë një mundësi investimi në disa tituj që riskun e kanë praktikisht 0 pasi janë tituj që emetohen nga qeveria shqiptare dhe garantohen nga qeveria shqiptare. Kur flasim për tituj flasim për bono thesare dhe obligacione. Unë jam e bindur që për te gjithë publikun e gjerë që na ndjek këto janë dy terma që me siguri i kanë dëgjuar shpesh por gjithmonë i kanë etiketuar apo targetuar si terma shumë teknikë dhe hsumë të vështirë për t’u investuar në të dhe kjo është arsyeja pse ne sot do të fillojmë një fushatë ndërgjegjësuese me qëllim që të shpjegojmë sesi individët mund të investojnë në bono thesare, mund të investojnë në obligacione dhe cfarë përfitueshmërie kanë” nënvizoi ministrja Ibrahimaj.

Pritshmëritë janë që gjatë vitit të ardhshëm të ketë një stabilizim të normave të interesit të titujve qeveritarë.

“Në ndihmën tonë në këtë fushatë ndërgjegjësuese ka ardhur dhe banka qendrore, e cila shërben si agjenti fiskal i qeverisë dhe ka hapur sportelet në 6 vendodhje, në Tiranë, në Elbasan, në Shkodër, në Lushnje, në Krcë dhe në Gjirokastër me qëllim tregtimin e bonove të thesarit dhe gjithashtu informimin më të mirë të qytetarëve për procedurat që duhet të ndjekin për të marrë informacione dhe benefite nga këto. Bonot e thesarit dhe obligacionet në fakt kanë dy procedura të ndryshme, por në këtë moment në krahasim me vitin e kaluar kanë një përfitueshmëri shumë të madhe. Nëse bonot e thesarit tremujore deri në vitin 2021 kishin një normë interesi 1%, sot kanë një normë interesi 2.78%. Nëse bonot e thesarit 12 mujore deri në vitin e kaluar kishin një normë interesi mjaft më të ulët, sot kanë një normë interesi 5.74%. Ndërkohë që qeveria ka dhe tituj më afatgjatë dhe gjatë gjithë këtyre viteve ka punuar në fakt që të rrisë maturitetin e titujve që tregton dhe ja ka arritur qëllimit. Gjatë vitit të kaluar ne kemi emetuar një obligacion 15 vjeçar për të parën herë dhe interesi nga tregu ishte shumë i lartë, sot obligacionet 15 vjecare tregtohen në nivelin 8.39% pra me një normë interesi ndjeshëm më të lartë se ajo rreth 5 që tregtohej gjatë vitit të kaluar”, bëri të ditur ajo

Ministrja e Financave tha se një shpjegim më të detajuar për bonot e thesarit dhe obligacionet gjendet edhe në faqen zyrtare të Ministrisë.

“Në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave nga sot ka një seksion të dedikuar për shpjegimin e bono thesarit dhe të obligacioneve, për shpjegimin e mënyrës si të gjithë qytetarët mund të investojnë dhe gjithashtu ne do të bëjmë vizita në cdo vend pra në cdo sportel të Bankës së Shqipërisë me qëllim që të ndërgjegjësojmë qytetarët jo vetëm për investim në bonothesaret dhe obligacionet por për edukimin financiar më të mirë. Ne po punojmëpër të ndërtuar një strategji për rritjemn e edukimit financiar në popullatë e cila do të jetë një strategji kombëtare pasi është shumë e rëndësishmë që individëtd he me përqendrim dhe me fokus kryesisht në të rinjtë, të kenë një kulturë financiare më të rritur, të kenë një kulturë të menaxhimit të parasë më të rritur pasi është e vetmja formë që ato do të mund të kujdesen për financat e tyre familjare dhe do të jenë investitorë të zotë të parave të tyre.”, tha ministrja.

Ibrahimaj theksoi se në të gjithë rastet qeveria ka disa skenarë për përballimin e situatave të mundshme të vitit të ardhshëm dhe në asnjë nga skenarët  nuk do të ketë një krizë të likuiditetit.