Foto nga VCG
Kina njoftoi një plan kuadër për të ndërtuar më shumë zona pilot të reformës financiare për inovacione shkencore dhe teknologjike në qytetet kryesore në rajonin e Deltës së lumit Yangtze. Plani kuadër synon optimizimin e mëtejshëm të sistemit të përgjithshëm strukturor në zona dhe nxjerrjen e produkteve më inovative për të lehtësuar inovacionin teknologjik.
Kina njoftoi një plan kuadër për të ndërtuar më shumë zona pilot të reformës financiare për inovacione shkencore dhe teknologjike në qytetet kryesore në rajonin e Deltës së lumit Yangtze, Shangai, Nanjing, Hangzhou, Hefei dhe Jiaxing.
Qëllimi kryesor është lidhja më e mirë e financave, teknologjisë dhe industrive në mënyrë që të lehtësohet zhvillimi me cilësi të lartë.
Për këtë qëllim, tetë departamente të larta qeveritare, duke përfshirë Bankën Popullore të Kinës, Bankën Qendrore, Komisionin Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, rregullatorin më të lartë ekonomik të vendit dhe Komisionin Rregullator të Letrave me Vlerë të Kinës, publikuan së bashku planin kuadër.
Duke përfshirë 19 masa të detajuara, plani kuadër synon optimizimin e mëtejshëm të sistemit të përgjithshëm strukturor në zona dhe nxjerrjen e produkteve më inovative për të lehtësuar inovacionin teknologjik.
Zona e parë pilot e reformës financiare të Kinës për inovacionin shkencor dhe teknologjik u lançua në Jinan, kryeqendra e provincës Shandong të Kinës lindore, në nëntor 2021.
Sipas planit, tregu financiar me shumë shtresa, që Kina ka ndërtuar gjatë viteve të fundit, duhet të luajë një rol më të madh në zonat pilot.
Kompanitë e teknologjisë inkurajohen të kërkojnë financim si në tregjet vendase ashtu edhe në ato të huaja dhe të listojnë në tregjet rajonale të kapitalit. Kompanitë më konkurruese në softuer, të dhënat e mëdha dhe fushat e inteligjencës artificiale të vendosura në këto zona duhet të kërkojnë të bëhen publike në tregun “A-share”, thuhej në plan.
Wang Pida, analist në “Donghai Securities”, tha se objektivat e vendosura për industritë e mësipërme siç thuhet në planin kuadër duhet të interpretohen së bashku me raportin e ekonomisë digjitale të lëshuar nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës.
Ndërkohë që raporti ka dhënë udhëzime për të kërkuar përparime në teknologjitë “bottleneck”, plani kuadër ka ripërsëritur fokusin e vendit në ekonominë digjitale, e cila parashikohet të mbështesë më mirë ekonominë reale duke zgjeruar shkallën e kësaj të fundit dhe duke përmirësuar cilësinë e zhvillimit.
Të mbështetur nga plani kuadër, sektori i zhvillimit të softuerit “A-share” dhe sektori i të dhënave të mëdha raportuan fitim mesatar ditor prej 0.51 për qind dhe 0.08 për qind, respektivisht, ndërsa treguesi standard i “Shanghai Composite” u mbyll 0.39 për qind më i ulët.
Bankat komerciale të pranueshme inkurajohen të krijojnë filiale të menaxhimit të pasurisë në zonat pilot për t'u fokusuar në inovacionin teknologjik. Bankat duhet të përdorin më mirë lehtësitë e huadhënies dhe shërbimeve të uljes, për të ofruar më shumë kredi për kompanitë që ndërmarrin inovacione teknologjike, thuhej në plan.
Kompanitë e sigurimeve duhet të rinovojnë biznesin e tyre duke ofruar politika më të përshtatura, si sigurimi i përgjegjësisë për kompanitë biofarmaceutike, sigurimi për aplikimin e parë të materialeve të reja, sigurimi gjithëpërfshirës për patentat e kështu me radhë.
Firmat e kapitalit privat jashtë shtetit do të mbështeten për të marrë aksione në kompanitë e teknologjisë në tokë nëpërmjet rrugës së kualifikuar të partneritetit të kufizuar të huaj.
Institucionet vendase të kualifikuara do të mbështeten për të marrë pjesë në bashkimet dhe blerjet e kompanive të teknologjisë jashtë shtetit përmes rrugës së kualifikuar të partneritetit të kufizuar vendas, thuhej në plan.
Liu Yuanchun, president i Universitetit të Financave dhe Ekonomisë së Shangait, tha se industria e shërbimeve financiare duhet t'i përshtatet transformimit ekonomik të vendit duke optimizuar strukturën e ofertës dhe efikasitetin, duke ushqyer inovacionin dhe duke mbështetur në mënyrë efektive ekonominë reale.
Plani kuadër thekson gjithashtu se kompanitë në zonat pilot do të mbështeten për emetimin e bonove të korporatave. Përpjekje të veçanta duhen bërë për të lejuar kompanitë e vogla dhe të mesme të teknologjisë të emetojnë obligacione me “yield” të lartë.
Ming Ming, kryeekonomist i “CITIC Securities”, tha se portofoli i produkteve në lidhje me financimin e obligacioneve duhet pasuruar më tej për të mbështetur zhvillimin e kompanive.
Obligacionet e inovacionit teknologjik që u shërbejnë ndërmarrjeve të vogla dhe të memse të avancuara teknologjikisht dhe obligacionet për financimin e industrive me rritje të lartë dhe startup-eve do të favorizohen gjithnjë e më shumë nga kompanitë, tha ai.