Kinë: Mbyllet Mbledhja Vjetore e Forumit “Rruga Financiare”, investitorët optimistë për tregun kinez
2022-11-24 17:58:35

U mbyll të mërkurën pasdite Mbledhja Vjetore e Forumit “Rruga Financiare”. Shumë pjesëmarrës nga institucionet e investimeve financiare thanë se, pavarësisht rritjes së paqëndrueshmërisë së ekonomisë botërore, investitorët e huaj mbeten optimistë për mundësitë që ka tregu kinez, dhe investimet kanë vijuar të rriten në industritë e gjelbra dhe me karbon të ulët, mjekësisë dhe shëndetësisë etj. 

Foto: VCG

Foto: VCG

Sipas statistikave, në vitin 2021 përdorimi real i investimeve të huaja në Kinë arriti vlerën 1.149 trilionë juanë, duke krijuar një rekord të ri historik. Në dhjetë muajt e parë të këtij viti, përdorimi real i investimeve të huaja në Kinë ishte 1.09 trilionë juanë, 14.4 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm në industritë e teknologjisë së lartë rritja arriti 31.7 për qind. 

Vitet e fundit, politikat e Kinës për stabilizimin e investimeve të huaja janë forcuar më tej dhe mjedisi i biznesit është përmirësuar. Investitorët e huaj kanë më shumë besim për të investuar në tregun kinez. Shumë pjesëmarrës në këtë mbledhje vjetore thanë se “vala e gjelbër” e krijuar nga Kina u ofron  investitorëve të huaj mundësi të reja zhvillimi. Financa do të jetë një shtysë e fortë për të konsoliduar konceptin e investimeve të qëndrueshme dhe për të kontribuuar për zhvillimin e gjelbër në mbarë botën. 

Foto: VCG

Foto: VCG

Virginie Morgon, kryeekzekutivja e Grupit të Fondit “Eurazeo”, është optimiste për industritë kyçe si mjekësia dhe shëndetësia, softuerët etj., në të cilat Europa dhe Kina mund të bashkëpunojnë me përfitime të ndërsjella. Ajo bëri të ditur se katër kompani investimesh të Grupit të saj kanë pasur përparim të shpejtë në tregun kinez, nëpërmjet krijimit të partneritetit gjithëpërfshirës të bashkëpunimit me institucionet kineze. 

“Për shembull, një kompani jona investimesh ka ndërtuar një qendër trajnimi që mbulon pjesën jugperëndimore të Kinës. Në këtë qendër do të trajnohen mijëra okulistë. Një kompani tjetër investimesh jona përkrah 

Kryeekzekutivi global i kompanisë UTAC Laurent Benoit tha se, me parashtrimin nga Kina të objektivave për kulmin e karbonit dhe asnjanësimin e karbonit, do të çlirohen gradualisht potencialet e tregut të automjeteve me energji të re, të kursimit të energjisë etj. Ai shpreson në forcimin e bashkëpunimin me Kinën në fushat e kapitaleve dhe të studimit të teknologjisë, duke nxitur bashkë reformën dhe zhvillimin e industrisë së automjeteve. 

Foto: VCG

Foto: VCG

Kryetari i Kompanisë të Investimeve të Kinës Peng Chun vuri në dukje se aktualisht situata e ekonomisë globale po përballet me ndryshime të mëdha, me pandeminë e COVID-19, ndërthurjen e tensioneve gjeopolitike dhe evolucionit të modelit ekonomik, bllokimin e funksionimit të zinxhirëve globalë të industrisë e furnizimit, dhe krizat e shumta, si ajo ushqimore, energjetike dhe e borxhit. Ndërkohë, po rriten presioni i rënies së ekonomisë botërore dhe rreziku i recesionit. Në këtë sfond, tregu financiar ndërkombëtar është bërë i luhatshëm dhe i brishtë. Përballë kësaj gjendjeje të ndërlikuar, zhvillimi dhe bashkëpunimi janë çelësi për të zgjidhur këto probleme.

Gjatë mbi 40 vjetëve të fillimit të Reformës dhe Hapjes, Kina është integruar në mënyrë aktive në ekonominë botërore, dhe ka përmbushur plotësisht angazhimin e saj për hapjen. Kina po formon një model hapjeje ndaj botës së jashtme në përmasë më të gjerë, në fusha më të shumta dhe në nivel më të thellë. (Li Huailiang/Artan)