Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës, seminar për gjuhën dhe kulturën kineze
2022-11-24 17:38:48


Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës organizoi, në datat 14-15 nëntor, seminarin e parë mbi gjuhën dhe kulturën kineze.

Ekspertë edhe nga Institutet Konfuci simotra në rajon, ofruan një seminar që u prit me interes nga studentët dhe pjesëmarrësit.

Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës shpreh synimin që ky seminar të kthehet në një traditë të përvitshme, për të përforcuar dhe eksploruar karakteristikat dhe për të shkëmbyer përvoja rreth gjuhës dhe kulturës kineze.

“Kishim nderin që ky seminar të hapej me fjalën përshëndetëse të zv.rektorit të Universitetit të Tiranës, prof. asoc. dr. Bernard Dosti dhe drejtorit të Institutit Konfuci-UT, Erion Malaj. Gjatë këtyre dy ditëve, pjesëmarrës ishin edhe Roula Tsokalidou, drejtoreshë e Institutit Konfuci në Universitetin Aristoteli në Selanik; Kresimir Jurak, drejtor i Institutit Konfuci në Universitetin e Zagrebit; Milena Lipovina-Bozovic, drejtoreshë e Institutit Konfuci në Universitetin e Malit të Zi dhe prof. asoc. dr. Aida Goga, përgjegjëse e Departamentit të Filozofisë në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës”, - njoftoi instituti në faqen e tij zyrtare. (Elona)