Situata e rënduar nga reshjet, u pezullua mësimi në 20 shkolla
2022-11-22 10:29:15

Moti i keq, nderprerja e shkollave, (Foto Rtsh)

Moti i keq, nderprerja e shkollave, (Foto Rtsh)

Pas situatës së rënduar për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve në disa zona të Shqipërisë, Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi, zhvilloi mbledhje urgjente me drejtuesit e Drejtorive Rajonale Arsimore, për të vlerësuar gjendjen e shkollave në të gjithë territorin.

Ministria e Arsimit dhe Sportit njoftoi përmes një deklarate zyrtare pezullimin e mësimit për ditën e hënë në 20 shkolla në Shkodër dhe në disa nga fshatrat përreth, më të goditura nga përmbytjet, për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe mësuesve, si dhe për të shmangur çdo lloj rreziku të mundshëm.

“Ministrja e Arsimit dhe Sporteve po e ndjek nga afër situatën dhe lajmëron se do të informojmë në kohë reale nxënësit, mësuesit dhe prindërit për të marrë të gjitha masat e nevojshme”,- shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit. (Irma)