Projektet televizive ndihmuar nga Kina lidhin fshatrat afrikane me botën e jashtme
2022-11-22 16:27:24

Ndihma e Kines ne Afrike (Foto Xinhua)

Ndihma e Kines ne Afrike (Foto Xinhua)

Shumë vende afrikane, duke përfshirë Ruandën, Ugandën, Kamerunin, Senegalin dhe Malavinë, kanë përfituar ndër vite nga projektet televizive satelitore të ndihmuara nga Kina, të cilat synojnë të ofrojnë akses televiziv digjital në rreth 10.000 fshatra afrikanë, shkruan “Xinhua”.

Ky projekt është një nga frytet e rezolutave të Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë në Samitin e Johanesburgut të mbajtur në vitin 2015 në Afrikën e Jugut.

Kina ka përfunduar instalimin e projektit televiziv satelitor në shumë fshatra afrikanë, që do të ndihmojë komunitetet rurale të kapërcejnë hendekun e informacionit dhe të kapërcejnë sfidat e lidhjes. (Irma)